-
A 1:3
- Attendance500
- ||, 2016/2017, Kupa e Maqedonisë
- 2017-03-01 14:00
- Shkup
Shkëndija mund Vardarin 3:1 në Shkup në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës, duke siguruar epërsi solide para ndeshjes së kthimit më 19-të prill në Tetovë. Ibraimi me super gol nga gjuajtja e lirë zhbllokon rezultatin, ndërsa në fund të pjesës së parë nga penaltia realizon për 0:2. Vardari ngushtoi diferencën nga penaltia, ndërsa për epërsi prej dy golave u përkujdes Hasani që shënoi për 1:3 në minutën e 75-të.
Ekipi “kuqezi” ka siguruar epërsi kapitale nga ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, pasi mundi 3:1 Vardarin në Shkup. Kanosja e parë erdhi në minutën e 5-të kur Ibraimi lëviz bukur, mirëpo e djathta e tij shkon për pak skaj portës. Tre minuta më vonë kanoset i njejti futbollist, mirëpo Aleksovski pa problem kontrollon në portë. Ibraimi sikur vetëm paralajmëroi atë që do të pasonte në minutën e 25-të, kur e treta rezultoi e vërteta. Goditje dënimi nga mbi 25 metra, ndërsa topi ndalet në këndin e pambrojtur të portës vendase për epërsi 0:1 të Shkëndijës. Në minutën e 37-të Bllazhevski kanoset me gjuajtje të fortë, mirëpo shpëton portën Jovanovski. Në kohën shtesë të pjesës së parë në zonën kundërshtare Grnçarov ndal me faul Medjedoviçin, ndërsa arbitri Meçkarovski tregon në pikën e bardhë. Ibraimi nuk gabon nga penaltia dhe rezultati shkon në 0:2. Në minutën e 50-të Bersigjan ndalet në zonë, arbitri tregon penalti për Vardarin, ndërsa Felipe realizon për 1:2. Pesë minuta më vonë aksion i mirë i Shkëndijës, mirëpo goditja e Juniorit nuk ishte precize. Disa minuta më vonë pas një harkimi në zonë kanoset Hambarxhumjan, mirëpo skaj portës së Shkëndijës. Skuadra jonë nuk dorëzohej dhe kërkonte golin e rradhës që erdhi në minutën e 76-të kur Medjedoviç tërhoqi kundërsulm dhe asistoi për Hasanin, ndërsa kapiteni me një të majtë precize realizon për 1:3. Në minutën e 89-të Hambarxhumjan provon nga gjuajtja e lirë, por Jovanovski largon topin në rivënie nga këndi. Kështu Shkëndija siguron epërsi prej dy golave nga ndeshja e parë, para revanshit që do të zhvillohet në Tetovë më 19 prill.
Shihni FOTOGALERINË e ndeshjes
VARDARI-SHKËNDIJA 1:3 (0:2)
Stadiumi “Telekom Arena” në Shkup
Shikues: 500
Arbitër: Dimitar Meçarkovski
Arbitra anësorë: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petrevski
Arbitra shtesë: Kostantin Vllaho dhe Nikolla Kostençev
Delegat: Ivanço Zahariev
Golashënues: Felipe 51’(Vardari), ndërsa Ibraimi 25’ dhe 45+1’, si dhe Hasani 75’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Bersegjan, Popov, Grnçarov (Vardari), ndërsa Cuculi, Çollak, Totre (Shkëndija)
Karton i kuq:
VARDARI: Aleksovski, Popov (Brdarovski 61’), Grnçarov, Bllazhevski (Spirovski 46’), Kojasheviç, Bersergjan, Velkovski (Nikollov 46’), Gligorov, Hambarxhumjan, Novak, Felipe.
Trajner: Goce Sedloski
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Vujçiç, Cuculi, Ibraimi (Abdruahimi 87’), Totre, Medjedoviç (Radeski 83’), Junior, Hasani (Bojku 90’+4’), Çelikoviç, Çollak.
Trajner: Tomas Brdariç