Shkëndija ka mbyllur sezonin me fitore 1:3, duke mundur Shkupin me përmbysje në pjesnë e dytë. Besart Ibraimi mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë me 26-të gola të shënuar.
‘Kuqezinjtë’ fitojnë 1:3 edhe takimin e fundit sezonal, duke fituar në fushë të Shkupit me rezultat 1:3. Ekipi u desh të bëjë përmbysje në të dytën, pasi pjesën e parë ekipi performoi dobët dhe pa veten në disavantazh. Takimi nisi me sulme të Shkëndijës dhe kanosjen e parë e solli Shkëndija me anë të Todorovskit, mirëpo Maxharoski kontrollon goditjen e tij. Në anën tjetër Shkupi realizoi krejtësisht pa pritur kur Zahov gabon pas një harkimi në zonë, ndërsa Husein Demiri i papenguar përcjell topin në rjetë për epërsi 1:0 të vendasve. Në vazhdim të dyja ekipet tentonin të sjellin aksione para portave respektive, mirëpo kansjet e vetme ishin me goditje nga distanca që gjithsesi nuk sollën ndryshim. I pakënaqur me negativën shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Bruno Akrapoviq në fillim të pjesës së dytë inkuadroi në lojë Alimin dhe Zhuniorin dhe loja ofenzive solli rezultat dhe përmbysje. Simetria në rezultat erdhi në minutën e 57-të kur Ibraimi godet fuqishëm, ndërsa Maxharoski edhe pse u zgjat në anën e duhur, megijthatë nuk mundi të ndalë barazimin. Vetëm tre minuta më vonë Shkëndija kalon në epërsi me golin e bukur të Armend Alimit nga gjuajtja e lirë. Në vazhdim të dyja ekipet kishin disa mundësi shënimi, mirëpo ndryshimi i fundit u shënua në minutën e 78-të kur Zhunior bukur asiston për Ibraimin, ndërsa ky i fundit pasi kalon portierin Maxharoski ralizon për 1:3, që në fund u tregua të jetë rezultati final i takimit.
SHKUPI-SHKËNDIJA 1:3 (1:0)
Stadiumi i Shkupit në Çair
Shikues: /
Arbitër: Marjan Stojanovski
Arbitra anësorë: Igor Shirilov dhe Mervin Topojani
Delegat: Marjan Pishmanovski
Golashënues: Demiri 11’ (Shkupi), Ibraimi 57’ dhe 78’, si dhe Alimi 60’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë:
Karton i kuq:
SHKUPI: Maxharoski, Adili, Akgyn (Asani 46’), Zuka, Demiri (Petkovski 22’), Iseni, Maliqi, Janevski (Maksuti 73’), Osmani, Adem, Arif.
Trajner: Visar Ganiu
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (Zhunior 46’), Ibraimi, Totre (Alimi 46’), Radeski (Shefiti 73’), Demiri, Rech, Merajiq, Todorovski, Vujçiq, Jusufoviq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
Leave us a reply