-
A 0:2
- Attendance10 000
- ||, 2015/2016, Kupa e Maqedonisë
- 2016-05-16 20:00
E treta e vërteta për Shkvndijën në Kupën e Maqedonisë. Kuqezinjtë fitojnë trofeun e vetëm që mungonte në vitrinat e klubit pasi mundën 2:0 Rabotniçkin në finalen e Kupës së Maqedonisë.
Radeski dhe Junior shënuan golat, ndërsa shkëlqeu në portë Marko Jovanovski me disa pritje vendimtare. Festë e madhe ‘kuqezi’ në Shkup, që më pas u transferua në qendër të Tetovës. Shkëndija është fituese e Kupës së Maqedonisë, pasi me plot meritë triumfoi 2:0 në finalen e Kupës kundër Rabotniçkit. Pas kampionatit dhe Super Kupës në vitin 2011, Shkëndija kompleton fitimin e trofeve në skenën vendore, duke sjellur titullin e parë prej kur Ecolog është në krye të skuadrës. Dështimet në finalet e Kupës në vitet 2006 dhe 2013 kishin mobilizuar skuadrën, që nisi fuqishëm në sulm nga minuta e parë. Kjo solli shumë shpejt rezultat, kur në minutën e 8-të Juffo asiston për Ibraimin, goditja e të cilit ndalet nga Shishkovski, mirëpo aksioni nga Radeski që përcjell topin në rrjetë për epërsi të Shkëndijës dhe delirium në tribuna. Rabotniçki u mundu të përgjigjet, pati disa kanosje, mirëpo mbrotja ‘kuqezi’ ishte në nivel të detyrës. Në fund të pjesës së parë mundësi shumë e mirë për Zhunior dhe Cuculin, mirëpo shpëton me shumë fat porta kundërshtare. Pjesa e dytë nisi me sulme të Shkëndijës që lëshon rast të dyfishojë rezultatin që në start, ndërsa në minutën e 70-të Radeski mundej të zgjidhë gjithë dilemat kur del para Shishkovskit, mirëpo kësaj rradhe këtë duel e fiton portieri i Rabotniçkit. Në vazhdim Rabotniçki u hodh në sulm, pasi edhe ashtu Kupa u rëshqiste nga duart. Renditën vendasit disa raste dhe kanosje, mirëpo në portën e Shkëndijës i mrekullueshëm ishte Marko Jovanovski që me intervenime bravuroze ruante epërsinë minimale. Në minutën e 89-të fati ishte me Shkëndijën kur goditja me kokë e Markovskit u ndal në traversë. Arbitrat treguan 8-të minuta kohë shtesë për shkak se paraprakisht spektakli i ‘Ballistëve’ me fishekzjare ndërprenë disa minuta takimin, ndërsa pikërisht në fund Shkëndija vulosi fitoren. Kundërsulm i ‘kuqezinjëve’ nga ana e Cuculit që futet thellë në zonën kundërshtare, ndërsa pason për Zhuniorin, me brazilianin që sjell përfundim të bukur për vulë të fitores 2:0. Këtu festa mund të fillonte, pasi Shkëndija vuri të dyja duart në trofeun e Kupës. Fundi takimit shënoi fillimin e festës së madhe në taborin ‘kuqezi’ dhe tifozëve që kishin vërshuar Shkupin. Pasi pranuan medaljet dhe morrën trofeun, festa u transferua në qendër të Tetovës ku u festua deri në orët e vona.
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 0:2 (0:1)
Stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup
Shikues: 10 000
Arbitër: Goran Spirkoski
Arbitra anësorë: Dejan Kostadinov dhe Dejan Nedelkovski
Arbitra shtesë: Marjan Markoski dhe Marjan Eckoski
Golashënues: Radeski 8’ dhe Zhunior 95’ (Shkëndija)
RABOTNIÇKI: Shishkovski, Siljanovski, Ilievski, Herera, Petroviq, Elmaz (Manevski 86’), Najdenov, E. Sahiti (E. Sahiti 90’), Trajçevski, Galiq (Markoski 75’), Altiparmakovski.
Trajner: Tomisllav Franc
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Cuculi, Todorovski, Demiri, Vujçiq, Alimi (Hasani 85’), Juffo (Pollozhani 75’), Zhunior, Radeski, Ibraimi (Rech 90’).
Trajner: Bruno Akrapoviç
Leave us a reply