-
H 2:0
- 2018/19, Kupa e Maqedonisë
- 2018-09-19 15:30
- Tetovë
Kuqezinjtë fitojnë 2:0 ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë përballë ekipit Kit-Go nga Pehçeva. Shkëndija luajti me formacion të plotë si në takimin e tre ditëve më parë kur u deklasua 6:2 Rabotniçki në kampionat, mirëpo kësaj rradhe sulmi nuk ruajti nivelin e efikasitetit. Fati i takimit u vendos që në pjesën e parë kur u shënuan dy golat, ndërsa përkundër dominimit të kuqezinjëve në të dytën rrjetat qëndruan të qeta. Pas një serie të pritjeve të portierit mysafir, Izair Emini në minutën e 22-të shënoi për zhbllokim të rezultatit, ndërsa dy minuta më vonë Omar Imeri shfrytëzon asistin e Bojkut dhe me kokë shënon për 2:0. Deri në fund Shkëndija dominoi në terren, mirëpo pa ndryshim, kështu që kuqezinjtë në takimin e kthimit pas tre javëve shkojnë me epërsi prej dy golave.
PJESA E PARË
Trajneri Osmani ndeshjen e nisi me formacionin që deklasoi të dielën Rabotniçkin, me ndryshimin e vetëm në portë ku Rexhepi zuri vendin e Zahovit. Minutat e para ishin të qeta dhe kanosjet e para erdhën pas një çerek ore lojë. Bojku provon me të djathtën jashta kuadrantit, ndërsa të njejtin epilog në anën tjetër kishte tentimi i Nedelkovskit. Pak më vonë portieri mik Jamakovski kontrolloi goditjen e Ibraimit, ndërsa i njejti në të 17-ën në mënyrë bravuroze ndal bombën e Alimit, para se Mici të çojë topin skaj kuadrantit. Shpeshtimi i shanseve paralajmëroi ndryshimin që do të vinte në minutën e 22-të me Eminin që plasoi me të majtën në rrjetën e zbrazur, pasi paraprakisht Jamakovski ndali edhe një herë Ibraimin. Pas epërsisë 1:0 vetëm dy minuta u deshën për dyfishim të rezultatit, kur Totre bukur me diagonale gjen në zonë Omar Imerin, i cili me kokë çon topin në rrjetë. Pas rezultatit 2:0 kuqezinjtë ulën pak tempon e lojës dhe shanset për golin e tretë i kishte Imeri. Fillimisht Jamakovski kontrolloi të djathtën e tij, ndërsa më vonë pas asistit të bukur të Bojkut, Imeri godet me të parën mbi traversë. Në sekondat e fundit të pjesës së parë miqtë sollën goditjen e parë brenda kuadrantit të portës, mirëpo Rexhepi tregohet i gatshëm dhe kontrollon pa problem.
PJESA E DYTË
Me të filluar pjesa e dytë depërtimi i Bojkut solli mundësi për gol të tretë, mirëpo Totre bllokohet në një situatë shumë ideale. Pak më vonë pas disa lëvizjeve të bukura të Ibraimit, skaj portës shkon goditja e Alimit. Të njejtin eilog kishte edhe tentimi i Imerit, që u gjet në mundësi pas një kundërslumi në një periudhë të qetë kur pa nevojë kundërshtarit i’u dha hapsirë për të luajë. Shpejt kuqezinjtë kthyen situatën në kontroll dhe në minutën e 71 vetëm dy super pritje të Jamakovskit, që ndali fillimisht të djathtën e Ibraimit, kurse pak më vonë edhe goditjen me kokë të Musliut. Pesëmbëdhjetë minuta para fundit Selmani tërheq kundërsulm të shpejtë dhe asiston para portës, mirëpo Shefiti godet mbi portë nga pozicioni shumë ideal. Tentimin e rradhës e sjell mbrojtësi Mevlan Adili me një të djathtë të fortë nga distanca që kontrollohet në dy kohë nga portieri Jamakovski. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që kuqezinjtë ndeshjen e kthimit do ta presin me epërsi 2:0.
SHKËNDIJA-KIT GO 2:0 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 500
Arbitër: Marjan Stojanovski
Golashënues: Emini 22′ dhe Imeri 24′ (Shkëndija)
Karton i verdhë: V. Stojanov (Kit Go)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Bejtullai, Musliu, Totre, Alimi (c), Ibraimi, Bojku (Nafiu 83′), Emini (Selmani 61′), Mici, Imeri (Shefiti 71′), Adili.
Trajner: Qatip Osmani
KIT-GO: Jamakovski, Ristevski, Andonov (Temelkov 78′), Sinev (c), M. Stojanov (Najdov 46′), Dujovski, Kolev, Galevski, Dimoski, V. Stojanov, Nedelkovski (Trendafilov 68′).
Trajner: Trajçe Senev