-
H 3:1
- Attendance2000
- ||, 2017/18, UEFA Europa League Q1
- 2017-07-13 18:00
- Strumicë
Fitore e re e “kuqezinjëve” në Liga Evropa, që mundin 3:1 HJK Helsinkin e Finlandës në ndeshjen e parë të raundit të dytë . Futbollistët tregojnë karakter duke u rikthyer me tre gola, pasi miqtë gjetën të parët epërsinë. Shkëlqen Besart Ibraimi që realizon të tre golat dhe bëhet futbollisti i parë i Shkëndijës që shënon hat-trik në kupat e Evropës.
Si zakonisht në ndeshjet e saj, Shkëndija nisi e orientuar në sulm që në fillim për të kërkuar epërsi të hershme dhe “kuqezinjtë” sollën disa kanosje. I pari rezikoi Ibraimi në minutën e 12-të kur me disa lëvizje të bukura kalon lojtarët kundërshtar, mirëpo e djathta e fortë e tij u ndal nga porter Dahne. Dhjetë minuta më vonë Alimi kërkoi të plasojë në portën mysafire, por i gatshëm shfaqet portieri i HJK Helsinkit. Aksionet më të rrezikshme vazhduan të zhvillohen para portës mysafire, por edhe tenimi tjetër i Ibraimit nuk shkakton problem për Dahnen. HJK Helsinki arriti të neutralizojë sulmet e Shkëndijës, ndërsa pa veten në avantazh në minutën e 35-t kur në zonë krijohet rëmujë pas një këndorje të miqve, ndërsa Ousman Jallov nga afërsia nuk e kishte problem të shtyjë topin në rrjetën e zbrazur. 0:1 për miqtë detyruan Shkëndijën të përforcojë fazën sulmuese dhe efekti erdhi në fund të pjesës së parë kur fillimisht Radeski ndalet me faul në zonë, ndërsa nga penaltia i saktë tregohet Ibraimi që sjell simetri në rezultat për barazim 1:1 pas 45 minutave të para. Fakti që ekipi shmangu negativën para pauzës u dha futbollistëve motiv për një pjesë të dytë të fuqishme, kur në horizont doli përmbysja por edhe shumë shanse të humbura për fitore edhe më bindëse. Junior kishte mundësinë e parë pas harkimit të Çelikoviçit, mirëpo tentimi i brazilianit me kokë shkoi skaj portës. Disa sekonda më vonë bombë e Ibraimit dhe pritje spektakolare e portierit Dahne që me ndihmën e traversës arriti të shpëtojë golin. Dinamika e lojës jepte sinjalet e përmbysjes që ishte çështje momenti kur do të vinte e që ndodhi në minutën e 59-të. Junior nis aksionin duke kaluar bukur në të majtë, Hasani dhe Radeski vazhdojnë kombinimet duke hyrë në zonë, ndërsa asisti i kapitenit shfrytëzohet nga Ibraimi që realizon për 2:1. Miqtë panë veten në gjunjë, ndërsa Shkëndija sjell goditjen e rradhës. Ibraimi depërton në kundërsulm dhe ndalet me faul pasi hynë në zonë, duke fituar penalti dhe karton të kuq për mbrojtësin kundërshtar Patronen. Na pika e bardhë sërish godet saktë Ibraimi, duke fiksuar shifrat 3:1 për hat-trik të parë të një futbollisti të Shkëndijës në Evropë. Pak më vonë lëvizja e bukur e numrit “7” në zonën kundërshtare sjell mundësi të rradhës, mirëpo shtylla mohoi golin e katërt. Kështu Shkëndija mbyll ndeshjen me fitore dhe drejt Finlandës udhëton me përparësi prej dy golave.
SHKËNDIJA-HJK HELSINKI 3:1 (1:1)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 2 000
Arbitër: Markus Hameter (Austri)
Arbitra anësorë: Roland Riedel dhe Christian Rigler (Austri)
Delegat: Tugomir Frajman (Slloveni)
Golashënues: Ibraimi 45’ pen., 59’ dhe 64’ pen. (Shkëndija), ndërsa Jallov
Kartona të verdhë: Vujçiç , Alimi, Junior dhe Abdurahimi (Shkëndija)
Karton i kuq: Patronen 63’ (HJK Helsinki)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Totre 83’), Cuculi, Ibraimi, Hasani, Vujçiç, Murati (Çelikoviç 25’), Radeski (Abdurahimi 75’), Junior, Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani
HJK HELSINKI: Dahne, Patronen, Pirinen, Rafinha, Savage (Valençiç 78′), Dahlstrom (Obilor 67′), Jalasto, Jallov, Onovo, Annan, Pelvas (Mensah 76′).
Trajner: Mika Lehkosuo