Shkëndija ka nisur sezonin e ri me fitore 2:1 përballë Sileksit. Juffo dhe Ibraimi realizuan golat e fitores, në një takim të dominuar nga ‘kuqzinjtë’ prej fillimit e deri në fund, ndërsa Sileksi shënoi me anë të Nedelkoviqit pas një penaltie të dyshimtë. Mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave dedikohen familjeve të goditura nga vërshimet në rajonin e Shkupit.
‘Kuqezinjtë’ nisin mbarë sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqrdonisë, duke arkëtuar pikë maksimale në duelin e parë me Sileksin e Kratovës në Tetovë.
Fillimi i takimit ishte i qetë dhe skuadrat sikur kërkonin veten në teren, me Shkëndijën që kishte administrim dhe më shumë insistim për të shënuar. Pas disa gjysmërasteve ndryshimi erdhi në minutën e 17-të kur Zhunior merr topin në të majtë dhe depërton në thellësi duke lëshuar një të djathtë të fortë që nuk kontrollohet mirë nga Vujanac, ndërsa Juffo gjendet në afërsi dhe realizon për epërsi të Shkëndijës. Dhjetë minuta më vonë Zhunior rëmben topin në mesfushë dhe pason për Ibraimin, ndërsa ky i fundit lëshon një predhë të vërtetë që ndalet në rrjetën kundërshtare, për epërsi 2:0. Sileksi mundësinë më të mirë e kishte në minutën e 39-të kur Tanushev del i vetmuar para Zahovit, mirëpo gardiani ‘kuqezi’ me dy intervenime bravuroze ruajti të paprekur rrjetën e tij. Në anën tjetër provon Alimi, mirëpo drejt në duart e Vujanacit. Pjesa e dytë nisi me dy kansoje të Sileksit që nuk gjetën portë, ndërsa në minutën e 55-të pas një aksioni të mirë të Shkëndijës dhe harkimit të Ibraimit, Alimi godet me kokë skaj portës. ‘Kuqezinjtë’ shpejtë morrë në duar lojën dhe krijonin raste shënimi, prej të cilave më serioze ishin kanosjet e Zhuniorit dhe Ibraimit që shkuan skaj portës. Dukej se Sileksi nuk kishte forcë dhe ide për të rrezikuar portën e Zahovit, mirëpo miqtë në minutën e 84-t zbusin rezultatin në 2:1 kur Nedelkoviq realizon saktë një penalti të dyshimtë të dhënë nga arbitri Mantev. Në vazhdim Shkëndija administroi lojën dhe drejtoi me qetësi takimin drejt fundit, ndërsa në kohën shtesë pas një asisti të Totres, Juffo kalon portierin kundërshtar, mirëpo rëshqet dhe humb mundësi për 3:1. Gjithsesi nuk pati kohë për ndryshim dhe ‘kuqezinjtë’ fituan takimin për të filluar sezonin e ri në mënyrë të mbarë dhe me tre pikë.
Vlen të ceket në rethanat e infrastrukturës egzistuese të stadiumit të qytetit në Tetovë u shitën rreth 4 000 bileta dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e tyre, së bashku me kontribute nga kryesia, futbollistët dhe stafi bashkarisht do të destionohen në Hasanbeg në mënyrë që sadopak të zbuten nevojat dhe dhimbja e familjeve të goditura nga vërshimet.
SHKËNDIJA-SILEKSI 2:1 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 5 000
Arbitër: Petar Mantev
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Ilija Gonev
Delegat: Zllatko Ralevski
Golashënues: Juffo 17’, Ibraimi 27’ (Shkëndija), ndërsa Nedelkoviq 84’ pen. (Sileksi)
Karton i verdhë: Bejtullai (Shkëndija)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Totre 61’), Cuculi, Ibraimi, Demiri, Zhunior (Hasani 76’), Juffo, Taipi, Todorovski (Todorovski 69’), Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
SILEKSI: Vujanac, Filipovski (Bilalli 77’), Ivanov, Gucev, Tanushev, Gligorov, Panovski (Iljazi 65’), Kalanoski (Stojçevski 46’), Xhunov, Mickov, Nedelkoviq.
Trajner: Momçillo Mitevski
Leave us a reply