Takimi i xhiros së 31 në LPFM ndërmjet Pobedës dhe Shkëndijës mbyllet me rezultat 2:1 për vendasit. Kuqezinjtë shënuan me Ibraimin në fund të pjesës së parë për barazim të përkohshëm, ndërsa Danoski dhe Najdovski realizuan për vendasit.
Pjesa e parë nisi me rritëm të ngadaltë dhe dy skuadrat sikur matnin forcat para se te rrezikojnë portat respektive. Shkëndija me formacion të kombinuar kontrollonte topin, por 20-të minutat e para nuk sollën thuajse asnjë situatë për tu veçuar, përveç një tentimi të Trajkoskit që kontrollohet sigurtë nga portieri Rexhepi. Shkëndija kansojen e parë e pati përmes Ibraimit, por goditja e tij nuk gjen kuadrantin. Pak më vonë portieri vendas kontrolloi tentimin e Ibraimit, ndërsa në minutën e 38-të portieri Rexhepi prodhoi një pritje vendimtare, duke shpëtuar portën kuqezi. Mirëpo në vazhdim ai nuk mundi të bëjë asgjë kur harkimi nga këndi gjen në zonë Daboskin që me kokë shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Përgjigjet Shkëndija me Eminin që bllokohet nga Tofiloski, ndërsa në vazhdim u duk se tentimi i Ibraimit u ndal në duart e Jaqimoviçit, por arbitri tregon loja të vazhdojë. Kuqezinjtë shtuan intensitetin e sulmeve dhe një minutë para pauzës Fazllagiç me diagonale të saktë shërben për Ibraimin i cili me golin e 21 në këtë sezon barazon shifrat në 1:1. Fraksioni i dytë nisi me kanosjen e Fazllagiçit që shkoi skaj portës vendase, ndërsa në anën tjetër Rexhepi ndal goditjen e Ivanoviçit. Shkëndija mundej të avansonte në minutën e 58-të kur Ibraimi asiston drejt Fazllagiçit, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës. Bojku e Ibraimi kishin kanosjet e rradhës, ndërsa në minutën e 80-të një start i Totres në zonë vlerësohet si penalti për vendasit. Najdovski godet saktë nga pika e bardhë dhe vendasit shohin veten në epërsi 2:1. Shkëndija tani sërish duhej të ndjek negativën dhe në dy raste më pranë barazimit ishte Hasani. Në fund tre pikët u takuan vendasve.
POBEDA-SHKËNDIJA 2:1 (1:1)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 300
Arbitër: Marjan Markoski
Arbitra anësorë: Simon Grdanoski dhe Laze Çakareski
Delegat: Goce Cvetanovski
Golashënues: Danoski 39′ dhe Najdovski 81′ pen. (Pobeda), ndërsa Ibraimi 44′ (Shkëndija)
Karton i verdhë: Totre (Shkëndija)
Karton i kuq: /
POBEDA: Tofiloski, Jaqimoviç, Isaevski, Najdovski, Geshoski (Lloga 61′), Aceski (Ivanoviç 38′), Spirkoski, Danoski, Trajkoski (Ilieski 66′), Naumoski, Velkoski.
Trajner: Toni Meglenski
SHKËNDIJA: Rexhepi, Bejtullai, Teqja, Musliu, Murati (Wakili 76′), Fazllagiç, Zejnullai (Hasani 64′), Bojku, Ibraimi, Shefiti, Emini (Totre 51′).
Trajner: Qatip Osmani