Junior në të parën dhe Todorovski e Alimi në të dytën shënuan golat në fitoren 3:0 përballë Rabotniçkit. Hasani ishte i pafat duke lëshuar disa raste shënimi, ndërsa Fazllagiç shkëlqeu me dy asiste. Shkëndija koleksionon fitoren e 25-të sezonale.
Kuqezinjtë mbajnë efektin e 100% në duelet kampionale të këtij sezoni me Rabotniçkin, duke fituar edhe përballjen e katërt nga po aq ballafaqime. Trajneri Osmani vazhdoi me përcaktimin për të kombinuar ekipin pasi në formacion ktheu Hasanin, Juniorin Alimin e Cuculin, prej minutës së parë startuan edhe Wakili e Todorovski, ndërsa të lirë të pushojnë jasha kombinimit u lanë Ibraimi, Emini dhe Totre. Gjithsesi pamë një Shkëndijë sulmuese që kërkonte zhbllokim të shpejtë të rezultatit. Todorovski i pari i’u afrua golit kur prodhoi goditje të bukur, mirëpo shpëton portën me pritje efektive portieri Bozhinovski. Pak më vonë tentoi Hasani me kokë pas asistit të Juniorit, por kontrollon sigurtë Bozhinovski. Rabotniçki u kanos seriozisht në minutën e 18-të kur e djathta e fortë e Angelovit shkoi pak centimetra mbi traun e portës. Rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 22-të kur Fazllagiç shërben me diagonale të bukur për Stenio Juniorin, ndërsa braziliani parabolon Bozhinovskin dhe shënon për epërsi 1:0. Në vazhdim Ferhan Hasani kishte dy mundësi ideale për të dyfishuar rezultatin por në pushim skuadrat kuqezinjtë shkojnë me epërsi mininale. Në fillim të pjesës dytë i pari kanoset Bejtullai, kur tentimi me kokë pas harkimit nga këndi nuk gjen kuadrantin. Ky ishte paralajmërim i golit të dytë që erdhi në minutën e 55-të. Bejtullai tani në rolin e asistuesit shërben saktë për Todorovskin, i cili me kokë shënon për 2:0. Kuqezinjtë nuk ndalën rritmin dhe vazhduan të sulmojnë, ndërsa nga minuta e 66-të kishin epërsi numerike në terren kur me të kuq përjashtohet Sadiki i Rabotniçkit pasi ndali Hasanin me faul kur ky i fundit doli ballë-ballë me portierin mysafir. Në vazhdim pas goditjes së Cuculit krijohet mundësi për Juniorin, mirëpo shpëton Bozhinovski. Disa sekonda më vonë portieri mysafir shpëton mrekullisht pas goditjes së Alimit. Rabotniçki kërkonte të përgjigjet, mirëpo në teren komandonte Shkëndija. Në minutën e 74-t Fazllagiç sjell një të majtë të fortë, mirëpo topi ndalet aty ku bashkohen traverza dhe shtylla. Pasuan dy raste për Hasanin që ishte i pafat për të shënuar, por goli i tretë erdhi gjashtë minuta para fundit. Fazllagiç shfaqet me një tjetër asist perfekt, ndërsa Alimi me qetësi çon shifrat në 3:0. Kështu Shkëndija koleksionoi fitoren e 25-të sezonale dhe sërish shkon 27 pikë larg vendit të dytë.
SHKËNDIJA-RABOTNIÇKI 3:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 1 500
Arbitër: Igor Stojçevski
Arbitra anësorë: Daniel Vasilevski dhe Petar Novaçev
Delegat: Zoran Jovanoviç
Golashënues: Junior 22′, Todorovski 55′ dhe Alimi 84′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Bojku dhe Musliu (Shkëndija), ndërsa Angelov dhe Markoski (Rabotniçki)
Karton i kuq: Sadiki 66′ (Rabotniçki)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Wakili (Sadriu 79′), Bejtullai, Alimi, Cuculi, Hasani, Musliu, Junior, Bojku (Zejnullai 71′), Fazllagiç, Todorovski (Shefiti 76′).
Trajner: Qatip Osmani
RABOTNIÇKI: Bozhinovski, Sadiki, Junior, Duranski (Çinedu 83′), Krmar, Petkovski (Kirovski 58′), Markoski, Sharkoski, Najdovski, Trajçevski, Angelov.
Trajner: Gjore Jovanovski