“Kuqezinjtë” fitojnë 2:3 transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup në takimin e fundit para finales së Kupës. Abdurahimi, Alimi dhe Radeski realizuan për epërsi 0:3, ndërsa deri në fund vendasit zbutën rezultatin me dy gola. Trajneri Selimi pushoi disa futbollistë.
Shkëndija merr tre pikë në xhiron e 33-të të LFPM-së dhe tani më gjjthë koncentrimin kthen ka finalja Kupës të mërkurën kundër Pelisterit. Me disa ndryshime në formacion, trajneri Selimi gjjthsesi në fushë nxori ekipin të vendosur në sulm dhe epërsia mund të vinte vetëm pas një minute lojë, mirëpo portieri vendas lëshoi me kohë portën dhe pastroi para Juniorit. Ne anën tjetër Zahov ndal një tentim të vendasve nga gjuajtja e lirë e Stojkovskit. Ndryshimi erdhi në minutën e 20-të kur Totre bukur nxjer ekipin përpara, ndërsa Abdurahimi godet fortë dhe saktë për epërsi 1:0 të “kuqezinjëve”. Deri në fund të pjesës së parë dy palët kishin disa kanosje mirëpo e pamjaftueshme për të gjetur golin. Pjesa e dytë vazhdoi me tempo të njejtë, Shkëndija administronte lojën, ndërsa vendasit kërkonin të vijnë në shprehje për të rrezikuar portën e Zahovit. Pas një ore lojë “kuqezinjtë” rritën ritmin e lojës që rezultoi me dy gola të shpejtë në rrjetën vendase. Fillimisht Alimi realizon bukur për 0:2 nga gjuajtja e lirë në minutën e 60-të. I njejti futbollist pesë minuta më vonë me diagonale të bukur gjen në zonë Radeskin, që tregon klas në kontrollimin e topit para se të shënojë për 0:3. Makedonija Gj.P. përgjigjet me gol të bukur në minutën e 75-të kur Stojkoski parabolon Zahovin për rezultat 1:3. Dy minuta para fundit vendasit gjejnë edhe golin e dytë, kur arbitri Temelkov tregon penalti pas një starti të Zahovit, ndërsa Zdravkovski realizon saktë për 2:3. Ky ishte rezultati final i takimit, ndërsa tani vëmendja kthehet ka finalja e Kupës.
MAKEDONIJA GJ.P.-SHKËNDIJA 2:3 (0:1)
Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit
Shikues: 250
Arbitër: Zoranço Temelkov
Arbitra anësorë: Ilija Gonev dhe Toshe Icev
Delegat: Robert Plastinovski
Golashënues: K. Stojkoski 75′, Zdravkovski 88′ pen. (Makedonija Gj.P.), ndërsa Abdurahimi 20′, Alimi 60′, Radeski 65′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: T. Stojkovski (Makedonija Gj.P.), ndërsa Çollak, Totre dhe Celikoviç (Shkëndija)
Karton i kuq:
MAKEDONIJA GJ.P.: Trajkovski, Stojanovski, T. Stojkovski, Ilovski, Zdravkovski, Cvetanovski (Kostovski 77′), Tanturovski (Jonuzi 70′), Serafimovski, Allomeroviç, Stojkoski, Lukas (Haxhija 71′).
Trajner: Jovica Knezheviç
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi, Totre (Bojku 65′), Medjedoviç, Çelikoviç, Murati, Junior (Radeski 46′), Taipi, Pollozhani, Çollak (Bejtullai 63′), Abdurahimi.
Trajner: Erhan Selimi.