-
H 1:4
- Attendance800
- ||, |||, 2019/20, Kupa e Maqedonisë
- 2019-08-21 17:00
- Gostivar
Me golat e Felipes, Imerit, B. Ibraimit dhe Beqirit fitojmë 4:1 Gostivarin për kalim në 1/8 e finales së Kupës.
• Shkëndija fiton 4:1 transfertën me Gostivarin në 1/16 e finales së Kupës
• Besart Ibraimi me një super gol dhe dy asiste inspiroi triumfin bindës
• Juan Felipe shënon golin debutues me fanellën e Shkëndijës
• Debuton në një ndeshje zyrtare Neziri, ndërsa gjen golin debutes Beqiri
• Të dielën kuqezinjtë në kampionat përballen me Makedonija Gj.P.
Skuadra kuqezi kalon pa problem në 1/8 e finales së Kupës së vendit pasi sot si mysafire mundi 4:1 Gostivarin. Një ndeshje e dominuar nga Shkëndija më në fund nxori protagonist Besart Ibraimin që shënoi një gol të bukur krahas dy asisteve në realizimet e Imerit dhe paraprakisht golit debutues të Felipes.
Shkëndija u kanos e para me Omar Imerin, mirëpo e majta e tij nuk gjeti kuadrantin, ndërsa në anën tjetër Stankovski nuk arrin të shqetësojë Zahovin. Kuqezinjtë gjithë kohën ishin ekipi që kërkonte të çajë mbrojtjen e ngjeshur të Gostivarit dhe ishte Besart Ibraimi që u kanos në dy raste, por pa gjetur kuadrantin. Në minutën e 35-të Bejtullai i’u afrua golit me goditje të fortë me kokë pas harkimit nga këndi, por nga vija fatale shpëton Kallaba. Duke kaluar minutat kuqezinjtë rritën presionin dhe aksion premtues zhvilloi Imeri që kaloi disa lojtarë dhe pason për Besart Ibraimin e majta e të cilit përfundon në rrjetë të jashtme. Ndryshimi do të vinte gjashtë minuta para pauzës kur Juan Felipe pasi pranon top nga B. Ibraimi krijon pozitë dhe me një të majtë të plasuar gjen golin e parë me fanellën e Shkëndijës për epërsi 1:0 pas 45 minutave të para.
Pas 10-të minutave lojë në pjesën e dytë, kanosjen e parë e solli Zejnullai që godet skaj portës. Në anën tjetër kanosen seriozisht vendasit me Alilin që godet drejt në Zahovin e vendosur mirë në portë. Në minutën e 58-të kuqezinjtë zhvillojnë aksion të mirë me B. Ibraimin i cili lëviz bukur në zonë dhe asiston për Imerin, i cili realizon saktë për 2:0. Në vazhdim Imeri kishte një tjetër që shkoi skaj portës para se ti linte vendin Jakup Berishës i cili menjëherë hyri në shans goli, por mbi portë. Minuta e 71 solli goditje të Besart Ibraimit e cila ndalet në duart e Ramanit. Numri ‘7’ më në fund do të gjente golin në minutën e 84-t kur me një të djathtë të bukur çon rezultatin në 3:0, ndërsa vetëm disa çaste më vonë vendasit gjejnë golin e nderit me anë të Stankovskit që shënon për 1:3. Me çështjen e kualifikimit të zgjidhur, kuqezinjtë vazhduan të sulmojnë dhe në minutën e 88-të gjejmë golin e katërt me anë të Berat Beqirit. Kështu kuqezinjtë fitojnë 4:1 dhe kalojnë në 1/8 e finales së Kupës ku do të presin shortin për të mësuar kundërshtarin e rradhës.
GOSTIVARI-SHKËNDIJA 1:4 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Shikues: 800
Arbitër: Marjan Mladenovski
Golashënues: Stankovski 87′ (Gostivari), ndërsa Felipe 39, Imeri 58′, B. Ibraimi 84′ dhe Beqiri 89′ (Shkëndija)
GOSTIVARI: Ramani, Alili, Limani, Demiri (c), Stankovski, Ristovski, Dervishi, Kallaba (Dauti 64′), Elmazi (Qaili 52′), Menga, Beluli.
Trajner: Erxhan Menga
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, B. Ibraimi (c), Totre, Shefiti, Sadriu, Zejnullai (Bes. Rexhepi 74′), Merxhani, Neziri, Imeri (Berisha 59′), Felipe (Beqiri 66′).
Trajner: Qatip Osmani