“Kuqezinjtë” shënojnë fitore 3:1 në transfertën me Bregallnicën në Shtip, në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në fund. Pas pjesës së parë pa gola dy Besartat sjellin epërsi 2:0. I pari me golin e 13-të sezonal, ndërsa Abdurahimi gjen debutuesin në fanellën “kuqezi”. Bregallnica zbuti epërsinë nga penaltia me Zdravkovin, pasi Çelikoviç u ndëshkua me të kuq, ndërsa Alimi zgjidhi dilemat një minutë para fundit.\
Skuadra “kuqezi” rikthehet me tre pikë nga Shtipi ku mund me rezultat 3:1 Bregallnicën, në një takim që gjithë katër golat solli në pjesën e dytë pas fraksionit të parë pa gola. Shkëndija që në fillim kontrollonte lojën, ndërsa u desh të bëjë zëvendësim shumë herët kur në minutën e 6-të lëndohet Bejtullai, ndërsa vendin e tij e zen Abdurahimi. Kanosjen e parë më serioze e solli Todorovski në minutën e 17-të kur goditija e tij nga distanca u devijua në rivënie nga këndi. Shkëndija vazhdoi të jetë më aktive në në vazhdim shanse shënimi kishin Medjedoviç, Ibraimi dhe Abdurahimi, mirëpo në pushim u shkua me rezultatin e fillimit. Trajneri Brdariç në fillim të pjesës së dytë inkuadroi në lojë Alimin në vend të Totres dhe loja e “kuqezinjëve” ishte edhe më insistuese para portës vendase. Junior kishte mundësi për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 56-të, mirëpo goditja e brazilianit ndalet në shtyllën e Bregallnicës, mirëpo ky do të ishte vetëm paralajmërim i epërsisë së Shkëndijës. Ishte minuta e 58-të kur Junior vertikalizon për Ibraimin, i cili pasi kalon mbrojtësin kundërshtar depërton në zonë dhe me saktësi shënon për epërsi 0:1. Pak më vonë provoi me kokë Medjedoviç, por vetëm skaj portës. Në minutën e 78-të Ibraimi udhëheq kundërsulm, pason për Todorovskin në të djathtë, ndërsa asistin e tij e pret Abdurahimi që me golin e parë në fanellën “kuqezi” çon epërsinë në 2:0. Në minutën e 84-t pas një kundërsulmi dhe harkimit në zonë Ilijev tenton me kokë, ndërsa në vijën e portës me dorë ndal topin Çelikoviç. Arbitri jep penalti dhe karton të kuq për lojtarin e Shkëndijës, ndërsa Zdravkov godet saktë nga pika e bardhë dhe rezultati ulet në 1:2. Vendasit shpresuan se mund të shmangin disfatën, mirëpo “kuqezinjtë” kishin fjalën në teren duke sjellur golin e tretë. Ishte minuta e fundit kur Alimi rëmben një top dhe nis sulm të Shkëndijës, Kobetiq ndal tentimin e Abdurahimit, ndërsa topi kthehet te Alimi që shënon për 1:3 dhe siguron tre pikët për Shkëndijën.
Shini fotogalerinë e ndeshjes
BREGALLNICA-SHKËNDIJA 1:3 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Shtip
Shikues: 1 000
Arbitër: Dalibor Gjorgjievski
Arbitra ndihmës: Orce Stefanovski dhe Sashe Toshevski
Delegat: Krste Danillovski
Golashënues: Zdravkov 85’ (Bregallnica), ndërsa Ibraimi 58’, Abdurahimi 78’ dhe Alimi 89’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Ristovski (Bregallnica), Çelikoviç dhe Alimi (Shkëdija)
Karton i kuq: Çelikoviç (Shkëndija)
BREGALLNICA: Kobetiq, Ranxhelloviq, Georgiev (Ilijev 69’), Zdravkov, Naumov (Nacev 80’), Leskarovski, Vuçetiq, Velkovski, Kocev, Dalçevski (Iliç 63’), Ristovski
Trajner: Zdravko Cetanovski
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai (Abdurahimi 8’), Cuculi, Ibraimi, Totre (Alimi 46’), Medjedoviç (Radeski 76’), Çelikoviç, Junior, Çollak, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Tomas Brdariç