-
A 6:0
- Attendance37.000
- ||, 2017/18, UEFA Europa League Q1
- 2017-08-17 20:45
- San Siro
Shkëndija ka humbur bindshëm ndeshjen e parë me Milanin në San Siro në kuadër të play offit të UEFA Europa League.
Skuadra “kuqezi” që në San Siro u paraqit me fanella të bardha nuk mundi ti rezistojë si duhet Milanit që dominojë me lojë dhe gola.
Pas dy kansojeve të rrezikshme në 10-të minutat e para vendasit gjetën epërsinë në minutën e 13-të. Një top që nuk u pastrua mirë arrinë në këmbët e Andre Silvas, i cili me një goditje të matur gjen cepin e portës së Zahovit për avantazh 1:0 të Milanit. Shkëndija do të kanosej në minutën e 23-të përmes Abdurahimit, mirëpo e djathta e tij shkoi pak mbi portë. Vendasit do të gjenin golin e dytë në minutën e 25-të kur Zahov ndal për mrekulli një goditje dënimi, mirëpo në topin e dëbuar arrinë Montolivio që relizon për 2:0. Tre minuta më vonë Zahov pëson golin e tretë kur Andre Silva tregohet insistues në zonë duke dalë i vetmuar para portës para se të realizojë me qetësi golin e dytë personal në këtë takim. Në fund të pjesës së parë dhe në fillim të të dytë me pritje vendimtare u shfaq Zahov që shpëtoi raste të pastërta. Kur kaloi një orë lojë Shkëndija filloi të rrezikojë portën vendase, mirëpo dy herë goditjet e Ibraimit, ndërkohë në të 65-ën Donaruma pret mrekullisht tentimin e Radeskit me kokë. Kur Shkëndija nuk arriti të shënojë, Milani solli dy gola tjerë. Fillimisht Borini realizoi për 4:0 në minutën e 67-të, ndërsa dy minuta më vonë Antoneli çoi shifrat në 5:0. Shkëndija megjithëse në momente arrinte të ulë topin, megjithatë vendasit vazhdonin të krijojnë mundësi shënimi dhe pas disa rasteve të humbura, në minutën e 85-të Montolivio me golin e dytë personal çon shifrat në 6:0, që në fund u tregua të jetë rezultat përfundimtar i takimit.
MILAN-SHKËNDIJA 6:0 (3:0)
Stadiumi San Siro në Milano
Shikues: 37 000
Arbitër: Harald Lechner (Austri)
Arbitra anësorë: Andreas Heidenrich dhe Maximilian Kolbitsch (Austri)
Delegat: Tormod Larsen (Norvegji)
Kontrollor i arbitrave: Sokol Jareci (Shqipëri)
Golashënues: Silva 13′ dhe 28′, Montolivio 25′ dhe 85′, Borini 67′, Antoneli 69′ (Milan)
Kartona të verdhë: Bonaventura (Milan), ndërsa Cuculi (Shkëndija)
Karton i kuq:
MILAN: Donnaruma, Suso (Crutone 75′), Silva, Çalhanoglu (Bonaventura 61′), Borini, Conti (Abate 70′), Zapata, Montolivio, Bonucci, Antonelli, Kessie.
Trajner: Vincenzo Montella
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Totre, Hasani, Çelikoviç (Teqja 65′), Radeski (Shefiti 82′), Todorovski, Abdurahimi (Bojku 70′).
Trajner: Qatip Osmani