‘Kuqezinjtë’ fitojnë ‘të bardhët’

No image

      Anulimin e miqësores me Vëllazrimin e Gjakovës skuadra e Shkëndijës e ka kompensuar me zhvillimin e një takimi kontrollues ndërmjet veti, me ndarjen e skuadrave në ‘kuqezi’ dhe ‘të bardhët’. Pas pak më shumë se 70-të minutave lojë, fitues doli ekipi ‘kuqezi’ që fitoi me rezultat 2:1. Edhe në kushte të këtilla takimi ka zgjuar interes tek tifozeria tetovare, që duket është e etshme për futboll dhe në numër të konsiderueshëm kishin mbushur tribunën jugore të stadiumit të Qytetit në Tetovë. Me vendim të stafit teknik dhe për shkak të të reshurave të vazhdueshme të shiut dhe terenit të vështirë për lojë, u vendos që pjesa e parë të zgjaste 45 minuta, ndërsa e dyta vetëm 30-të. Dy ekipet në teren treguan lojë të mirë, angazhimi në të dyja palët nuk mungoi, ndërsa njëkohësisht duhej futbollistët të kujdesen që mos të vinte deri te ndonjë lëndim i padëshiruar (Te ekipi i bardhë ishte parashikuar ndeshjen ta fillojë sulmuesi Kirovski, mirëpo u dëmtua gjatë nxemjes dhe në vend të tij u inkuadrua Bashkim Lama). Në teren tek ‘të bardhët’ që në përbërje kishin kryesisht futbollist më të rinj, vërehej dëshirë më e madhe për lojë dhe fitore, ndërsa ekipi ‘kuqezi’ ishte më i qartë në kanosjet para portës. Kështu në minutën e 29-të erdhi goli i epërsisë me autor Bojan Vruçinën, ndërsa pas aksionit të mirë të Idrissout dhe Zhuniorit. Pak para pushimit sulmuesi kamerunas, Mohamadou Idrissou shfrytëzoi një rëmujë në zonë duke shënuar për 2:0, ndërsa arriti të regjistrohet në listën e golashënuesëve në të katërtën ndeshje kontrolluese me rradhë. Në fillim të fraksionit të dytë aksion i mirë në regji të brazilianit Juffo, ndërsa përfundim të bukur sjell Imeri që zbut rezultatin në 2:1. Në vazhdim të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, me të riun Ersin Fetahi që mund të shënonte golin e tretë për ‘kuqezinjtë’, mirëpo nuk kishte fat për të prekur rrjetën e Kandikijanit. Në fund kjo ndeshje kontrolluese përfundoi me fitore të ‘kuqezinjëve’. Kështu stafi teknik arriti sadopak që të kompensonte anulimin e miqësores së planifikuar, ndërsa me këtë takim përfundon seria e ndeshjeve kontrolluese dhe tani më ekipi ka 6 ditë për të bërë korigjimet e fundit para duelit të parë të gjysmëstinorit pranveror me Teteksin në Tetovë.

SHKËNDIJA (kuqezi) – SHKËNDIJA (bardhë) 2:1 (2:0)

Stadiumi i Qytetit në Tetovë

Shikues: Rreth 1000

Arbitër: Furkan Idrizi

Arbitra anësorë: Nasuf Latifi dhe Habil Livoreka

Golashënues: Vruçina 29’, Idrissou 43’ (SHKËNDIJA (kuqezi)), ndërsa Imeri 46’ (SHKËNDIJA (bardhë))

Karton i verdhë: Useini (SHKËNDIJA (kuqezi))

Karton i kuq: /

SHKËNDIJA (kuqezi): Jovanovski, Todorovski, Miliev, Vukçeviç, Ashkovski (Totre 60’), Useini, Pollozhani, Demiri, Zhunior (Fetahi 55’), Vruçina, Idrissou.

SHKËNDIJA (bardhë): Kandikijan, Murati, Adili (Taipi 33’), Berisha, Abdulla, Selmani, Bojku, Juffo, Imeri, Mitrov, Lama.