Gjoka: Duhet të përmirësohemi, por sot rëndësi ka rezultati

No image

Fitorja 3:0 ndaj Sileksit ka lënë të kënaqur shefin e stafit teknik të Shkëndijës, Ernest Gjoka që rëmben triumfin e parë në pankinën kuqezi.

  • “Mendoj se bëmë detyrat dhe loja deri diku ishte e mirë”
  • “Kemi nevojë për më shumë fitore të rritemi në anën psikologjike.”
  • “Luajtëm më shpejt, dolëm shpesh në krahë, krosuam para portës”
  • “Duhet të përmirësohemi, por në këtë moment rëndësi ka rezultati”

Shkëndija menaxhoi të merrte fitoren e katërt sezonale pasi në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut në Tetovë u mund Sileksi me shifrat 3:0. Një super gol i Felipes në pjesën e parë dhe realizimi i Micit dhe autogoli i Bllagojeviqit në të dytën u dhanë kuqezinjëve triumfin e parë me Ernest Gjokën në pankinë.

Ernest Gjoka: “Mendoj se sot më e rëndësishmë ishte të fitohet ndeshja. Megjithatë unë mendoj se deri diku i bëmë detyrat dhe loja ishte deri diku shumë e mirë. Por ne kemi nevojë për më shumë oksigjen dhe fitore që të rritemi në anën psikologjike. Kjo është ajo që na mungon. E rëndësishme sot ishte se bëmë një fitore të përgatitemi të vazhdojmë këtë rrugë“.

Ernest Gjoka: “Besoj kjo fitore do na ndihmojë në aspekt psiqik, sepse ekipi ka potencial dhe duhet të kemi edhe vetëbesim. Mungesa e rezultateve ka ndikuar në anën psikologjike, plus mentaliteti që duhet të ndryshojë. Por gjithsesi unë besoj se skuadra ka potencial për të filluar ngritjen gradualisht. Sigurisht nuk është e lehtë, është e vështirë, por ne do të përpiqemi që të fillojmë gradualisht të ndryshojmë gjithçka”.

Ernest Gjoka: “Personalisht mendoj që u luajt më shpejt se herët tjera, dolëm më shumë në krahë, krosuam më shumë para portës dhe u munduam të mbushim ato diferencat dhe pikat që nuk mbusheshin zakonisht para portës. Por sigurisht nuk mund ta kërkoj dot më të mirën për dy apo tre javë, por problemi është se nuk kemi kohë. Gjithsesi skuadra përpiqet të më ndjek me shumë seriozitet”.

Ernest Gjoka: “Gjithmonë duhet të rregullojmë diçka, por në përgjithësi është shumë e rëndësishme në këto momente të shohim edhe rezultatet. Kjo është shumë me rëndësi për këtë moment”.