Shkëndija U19 eliminohet nga Europa

No image

Shpresat kuqezi kanë zhvilluar paraqitje shumë pozitive, duke barazuar 2:2 me favoritin e madh Dinamo Kiev në ndeshjen e kthimit të xhiros eliminatore të UEFA Youth League.

Humbja bindëse 8:0 në sfidën e parë në Kiev nuk linte fare hapsirë për të shpresuar kualifikimin, kështu që Shkëndija U19 në sfidën e luajtur në Shkup hyri me objektiv përmirësimin e imazhit dhe në fund i’a arriti qëllimit me barazimin ndaj rivalit të madh dhe shumë cilësorë.

Shkëndija U19 avansoi e para në minutën e 25-të me golin e Genc Gashit për epërsi 1:0 pas pjesës së parë. Ukrainasit nivelizuan rezultatin në minutën e 52-të kur Amzai i Shkëndijës shënoi në rrjetë të gabuar, që në minutën e 90-të Voloshyn nga penaltia të shënonte për epërsi 1:2 të miqve. Shpresat kuqezi nuk u dorëzuan dhe në kohën shtesë fituan penalti që nuk u konvertua në gol nga Rexhepi, mirëpo gjithsesi barazimin 2:2 do ta sillte Ediz Spahiu që shënoi në rrjetë të Dinamos.

Kuqezinjtë për herë të dytë në histori ishin pjesë në eliminatoret e UEFA Youth League, version i Champions League për futbollistë të moshës nën 19 vjeç, por shorti nuk ishte me fat kur i vuri përballë gjigandëve ukrainës, Dinamo Kiev.

SHKËNDIJA U19-DINAMO KIEV U19 2:2 (1:1)
Stadiumi: Terreni kryesor i kompleksit të FFM-së në Shkup
Golashënues: Gashi 25’ dhe Spahiu 90’+3 (Shkëndija U19), ndërsa Amzai a.g. 52’ dhe Voloshyn pen. 90’ (Dinamo Kiev)
SHKËNDIJA U19: Astrit Amzai, Ardian Beqiri, Almir Rexheepi, Altrim Jakupi, Imran Fetai, Abdulvahit Murati, Agan Zuber, Ramin Alii, Rroni Sinani, Genc Gashi, Redon Qamili.
Luajtën edhe: Çlirim Imeri, Ediz Spahiu, Besart Rexhepi, Oktaj Rakipi, Fiton Ademi.
Trajner: Mensur Jakupi
DINAMO KIEV U19: Ruslan Neshcher, Denys Kuzyk, Roman Bodnia, Vladyslav Veleten, Viktor Bliznichen, Illia Zabarnyi, Oleksandr Yatsyk, Yaroslav Nadolsk, Danyil Khondak, Volodymyr Zdyrk, Mykola Yarosh.
Luajtën edhe: Kostiantyn Vivcharenko, Danil Skorko, Vladyslav Vana, Mykola Mykhailenko, Artem Shulianskyi.
Trajner: Igor Kostiuk