Deklarata | Trajneri Osmani flet pas përballjes me Struga Trim&Lum

Pas 11-të xhiro pa disfatë, Shkëndija mundet nga Struga Trim&Lum duke pësuar humbjen e dytë në këtë sezon dhe të dytën nga i njejti rival. Një gol i Maleskit në minutën e 40-të i dha Strugës fitore 1:0 në duelin e xhiros së 15-të në LPFMV.
….lojë e luftuar, por pak raste shënimi….
Q. Osmani: “Sigurisht se një lojë për ta fituar nuk mjafton vetëm agresiviteti, lufta, por duhen edhe ato vendosjet e duhura, lëvizjet tekniko taktike që ne sot nuk i kishim si në pjesë e parë ashtu edhe në të dytën“.
….mosrealizimi problem serioz….
Q. Osmani: “Po e kemi atë problem. Edhe para kësaj loje edhe në ndeshjet që kanë kaluar shpesh herë e kemi përmendur këtë punën e realizimit. Por rastet që i patëm në fund mendoj se duhej të shënonim pasi barazimi do të ishte rezultat i realtë i kësaj ndeshje“.
….mundemi pas një kohe të gjatë….
Q. Osmani: “Sigurisht se koncentrimi im si trajner dhe i klubit është që të nxjerim maksimumin prej kësaj skuadre. Në fund sërish mendoj se ky mos-realizimi që na brengos të gjithëve do të përmirësohet dhe në të ardhmen do të jemi më mirë. Sigurisht se si çdo ekip edhe Shkëndija ka nevojë për freski”.
