Bejtullai e Doriev me përfaqësuesen në miqësoret me Finlandën dhe Azerbajxhanin

No image

Dy futbollistët e Shkëdijës janë grumbulluar me ekipin përfaqësues të vendit për dy takimet kontrolluese të muajit nëntor.

Egzon Bejtullai dhe Ljupço Doriev nga e hëna janë bashkuar me përfaqësuesen A të vendit, në përgatitjet për ndeshjet kontrolluese. Dyshja kuqezi u përfshi në listën e futbollistëve të cilët do të konkurojnë për lojë në kontrollueset me Finlandën (17 nëntor) dhe Azerbajxhanin (20 nëntor) në Shkup.

Reshat Ramadani me Maqedoninë U21 do të luajnë dy ndeshje kontrolluese me Qipron dhe Serbinë në Qipro.

Dashmir Elezi dhe Zani Nazifi janë grumbulluar me përfaqësusen U19 që do të zhvillojë tre ndeshje në Shkup (Serbi U19, Norvegji U19 dhe San Marino U19) në kuadër të mini-turneut kualifikues për hyrje në fazën elite të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. 

Lorik Kaba dhe portieri Ylli Ziberi janë ftuar nga përfaqësuesja U18 e Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet kontrolluese me Sllovakinë U18 në Shkup. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME