Prononcimi | Struga T&L – Shkëndija

No image

Derbi i madh i gjysmësezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut luhet të shtunën në Strugë. Ishim mësuar në të kaluarën që kreu të diskutohej në duelet Shkëndija-Vadari, e viteve të fundit Shkëndija-Shkupi, ndërsa po ndodh për herë të parë në histori që vendi i liderit të diskutohet ndërmjet Struga Trim&Lum dhe Shkëndijës. Struganët janë lider pas 14-të xhirove me tre pikë më shumë se Shkëndija, me kuqezinjtë që hyjnë në këtë ndeshje me objektiv fitoren dhe rëmbim të vendit të parë. Struga-Shkëndija luhet të shtunën në orën 13:00. 

….Struga-Shkëndija, derbi për kreun….

Ferhan Hasani: “Normal na pret ndeshje e vështirë, luajmë me Strugën që nuk është rastësisht në vendin e parë. Deri tani kanë bërë sezon shumë të mirë edhe pse këto pesë ndeshjet e fundit kanë pasur një krizë të vogël të themi me rezultate jo të mira. Do të jetë ndeshje e fortë pasi luajmë kundë ekipit të vendit të parë

….Atmosfera pas ngjarjeve me Shkupin….

Ferhan Hasani“Të them të drejtën nuk dua të komentoj për atë ngjarje, klubi ka dalë me një komunikatë ku i kemi thënë të gjitha. Shpresoj kurrë mos ndodhin sërish gjëra të tilla, të luajmë futboll dhe të flasim vetëm për futboll dhe gjëra pozitive”.

….pritjet në Strugë….

Ferhan Hasani“Edhe ne si Shkëndijë kemi pasur disa rezultate jo të mira kohëve të fundit, por pas të mërkurës dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe dihet se Shkëndija gjithmonë shkon në tre pikë. Me tre pikë në Strugë do të ndryshojnë shumë gjëra dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë atë. Ne jemi Shkëndija dhe do të japim gjithë maksimumin për të arritur te tre pikët”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME