Çilafi dhe Agushi me debutim premtues

No image

Ndeshja e fundit sezonale të mërkurën me Pelisterin mes tjerëve nxori në pah dy shpresa të mëdha të klubit, Ilas Çilafin dhe Riad Agushin.

Të dy debutuan për ekipin e parë “kuqezi”, ndërsa që në paraqitjen e parë dhanë sinjale për të ardhme të ndritur. “Kuqezinjtë” paralel me tendencën për të ndërtuar ekip sa më cilësorë për realizim të ambicieve, janë duke bërë punë të palodhshme në Akademinë e klubit ku militojnë shumë të rinjë. Shkëndija gjithmonë ka trajtuar talent të mëdhenj që me punë janë rritur në lojtarë cilësorë që kanë bartur barën e ekipit të parë dhe më pas kanë bërë karrierë reprezentuese dhe ndërkombëtare. Për të mos kujtuar të kaluarën me nostalgji, e tashmja e klubit gjithashtu është premtuese.

Nëse Asani, Totre, Zejnullai, Shefiti e Fazllagiq tani më një periudhë janë duke u trajtuar me ekipin e parë dhe ngadalë po gjejnë vendin e tyre, vijnë lojtarë tjerë shumë premtues si Ilas Çilafi e Riad Agushi. Pasi dolwn kampionë të vendit me ekipin U 19 të Shkëndijës në Super Ligën e Maqedonisë, Çilafi dhe Agushi të mërkurën u shpërblyen me debutim në ekipin e parë në një ndeshje të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, duke realizuar ëndërën e tyre.

Por e vërteta nga ta pason në të ardhmen, pasi klubi pret ata të rriten në lojtarë cilësorë që do të jenë konkurencë për tjerët dhe bartës të lojës në të ardhmen.