MATCH PREVIEW | Xhiroja e 36: Shkëndija-Pelisteri

No image

Të mërkurën mbyllet sezoni garues 2016/2017 në LPFM me Shkëndijën që takimin e fundit e luan si vendase kundër Pelisterit. Trajneri Selimi planifikon tu japë shansin për të luajtur futbollistëve më të rinjë. Kjo do të jetë ndeshja e katërt me rradhë që “kuqezinjtë” si vendas do të luajnë pa praninë e publikut, me çka edhe përfundon dënimi i shqiptuar nga Komisioni i Disciplinës pranë FFM-së.

 

Shkëndija do të mbyllë këtë sezon garues në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë me përballjen kundër Pelisterit në Tetovë. Në aspekt garues ndeshja ndërmjet dy ekipeve që këtë verë do të përfaqësojnë vendin në eliminatoret e Liga Evropës nuk ka kurfarë rëndësie, pasi të dy skuadrat kanë të sigurta pozitat aktuale, ndërsa fitorja përveç prestigjit nuk ofron mundësi për të përmirësuar renditjen. Shkëndija gjithsesi se kërkon të mbyllë sezonin me sukses, por këtë trajneri Erhan Selimi do të tentojë ta bëjë me formacion më të ri, pasi planifikon shansin për të luajtur t’ua jep lojtarëve më të rinjë, të kombinuar me tjerë që këtë sezon nuk kanë pasur shumë hapsira.

Pjesa më e madhe e futbollistëve standard tani më janë lënë të lirë, pasi starti i përgatitjeve pason vetëm për disa ditë. Pa ngarkesë psiqike për imperativin e pikëve, kjo përballje do të jetë mundësi e mirë për futbollistët e rinjë të Shkëndijës, ndërsa fat i keq për ta që do të duhet të luajnë pa praninë e publikut për shkak të dënimit që vuan ekipi.

Përballja Shkëndija-Pelisteri luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30.