1/4 e Kupës: Shkupi – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të mërkurën në Çair kërkojnë rezultat që mundëson avansim në gjysmëfinale të Kupës. Luhet vetëm një ndeshje dhe ky takim vendos fituesin. 

NDESHJA

Shkupi va Shkëndija 

Kupa e Maqedonisë, 1/4 e finales

Stadiumi në Çair të Shkupit

E mërkurë, 9 nëntor, ora 13:00

Kampionati hiqet anësh për një moment, pasi e mërkura është e rezervuar për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë. Shkëndija ndeshet si mysafire me Shkupin me ambicie për avansim në raundin e ardhshëm. Duke pasur parasysh faktin se gara e Kupës edhe këtë sezon luhet me ndeshje teke (nuk ka takime kthimi, vendas dhe mysafir), pikërisht nesër në Çair do të vendoset se cila skuadër do të avansojë në gjysmëfinale. 

Pas duelit kampional me Akademia Pandevin, kuqezinjtë kanë punuar enkas për duelin e Kupës dhe ekipi beson të jetë në lartësinë e duhur për rezultatin që kërkohet.

Shkupi ashtu si Shkëndija kërkon avansim në gjysmëfinale dhe ky fakt paralajmëron duel shumë interesant. Natyrisht, ndeshen dy ekipet që vite me rradhë udhëheqin futbollin e vendit tonë dhe praktikisht përballen dy kampionët e fundit prej vitit 2018 e këndej. Shkupi është kampion në fuqi, pas titullit të fituar sezonin e shkuar, ndërsa paraprakisht Shkëndija triumfonte tre herë rresht (2018, 2019 dhe 2021. Shënim: Sezoni 2019/2020 u pezullua pas ndërprerjes shkaku i pandemisë me Covid -19). 

Rruga drejt çerekfinales

Si Shkëndija edhe Shkupi drejt çerekfinales ecën në mënyrë bindëse. 

Shkëndija fitoi në 1/16 e finales 3:0 Karaormanin në Strugë, para se në 1/8 e finales të deklasonim 5:0 Skopjen.

Shkupi kaloi në fazën e parë Bellasicën me një fitore 3:1 në Strumicë, ndërsa në 1/8 e finales në Çair fituan 6:0 Voska Sportin e kategorisë së dytë. 

Skuadra

Egzon Bejtullai ka nisur të punojë me grupin dhe ka përballuar ngarkesë maksimale në stërvitjen e fundit, mirëpo nuk është akoma i gatshëm 100% për lojë dhe ndaj Shkupit pritet të jetë në bankinë. 

Bruno Dita edhe këtë ndeshje është i pezulluar, ndërsa e njejta vlen edhe për Sabit Bilallin. 

Transmetimi

Përballja Shkupi-Shkëndija luhet të mërkurën në Çair me fillim në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME