Prononcimi | Shkupi – Shkëndija

No image

Të mërkurën në Shkup zhvillojmë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni të Kupës, pasi duke ditur peshën e Shkëndijës dhe Shkupit, ekipi fitues nga ky duel duket favorit për të fituar trofeun e Kupës. Gara e Kupës vazhdon të luhet me sistemin me ndeshje teke (luhet vetëm nga një ndeshje) dhe dueli i nesërm do të japë emrin e skuadrës që do të avansojë në gjysmëfinale të Kupës. 

….pritjet nga dueli me Shkupin….

Kostadin Zahov: “Shikuar disa ndeshje që kemi lënë pas, mendoj se pas këtyre barazimeve të gjithë presin fitore. Tifozët kanë të drejtë mos jenë të kënaqur, edhe ne vetë nga vetja presim të përmirësohemi në pikëpamje të rezultateve. Dhe kjo është mundësi e shkëlqyeshme nesër në ndeshjen derbi me Shkupin dhe në fundjavë me Strugën të tregojmë katakter. Shkëndija ka ditur këtë ta tregojë dhe mendoj se me dy fitore do të sjellim akoma më shumë publikë dhe do të ngritemi më së larti në tabelë“

….Vetëm një humbje këtë sezon, vazhdon ky efekt edhe nesër….

Kostadin Zahov“Ashtu është si e thatë, kemi vetëm një humbje këtë sezon dhe kjo mendoj se është diçka pozitive që duhet ta shikojmë. Mirëpo patjetër t’i përmirësojmë ato barazime ku ne humbim koncentrim dhe humbim dy pikë ku jo se jemi më të dobët në atë ndeshje, por ndodh një rënie e koncentrimit te disa lojtar. Edhe në Evropë kemi luajtur shumë mirë, fatkeqësisht penaltitë vendosën të mos shkojmë tutje. Mirëpo Shkëndija tregon karakter dhe këto dy ndeshje janë të rëndësishme për ne. Nesër në ndeshjen ndaj Shkupit mendoj se motivimi do të jetë në nivelin më të lartë. E dij se kjo është ndeshje derbi dhe gjithë lojtarët fokusohen në ndeshje të tillë dhe sigurisht do të tregojnë dëshirë për ta fituar ndeshjen. Unë besoj në cilësinë e bashkëlojtarëve të mi dhe shpresoj nesër gjithë së bashku të festojmë”.

….publiku don fitore, porosia juaj?….

Kostadin Zahov“Ne jemi Shkëndija, në çdo ndeshje shkojmë për fitore. Ata (tifozët) e presin këtë nga ne dhe porosia deri te ata është të jenë të durueshëm dhe të na japin mbështetje edhe nga shtëpia. Neve kjo do të na vlejë dhe shpresoj të festojmë të gjithë së bashku”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME