Shkëndija U18 fiton gjysmëfinalen e parë me Shkupin

No image

Spahiu dhe Memishi shënojnë golat për Shkëndijën U18 që fitoi me përmbysje 1:2 Shkupin në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë për kadetë.

Shkëndija U18 ka bërë hapin e parë drejt kualifikimit në finale të Kupës së Maqedonisë. Sot kuqezinjtë e rinjë të drejtuar nga Berat Imeri shënuan fitore 1:2 në transfertën me Shkupin në takimin e parë gjysmëfinal. Ndeshjen më mirë e hapën vendasit që avansuan 1:0 pas 17-të minutave lojë me golin e Halil Berishës. Shkëndija U18 gjatë mundohej të rikthehet në lojë dhe insistimi dha rezultat në fazën e fundit të pjesës së parë kur erdhën dy gola për përmbyje të plotë. Fillimisht Edis Spahiu në minutën e 37-të shënon për barazim 1:1, ndërsa tre minuta para fundit të fraksionit të parë (42’) Miran Memishi realizoi për epërsi 1:2 të kuqezinjëve. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat, kështu që Shkëndija U18 do ta presë me përsinë ndeshjen e kthimit në Tetovë të programuar për datën 2 maj.

SHKUPI U18 – SHKËNDIJA U18 1:2 (1:2)
Golashënues: 1:0 Halil Berisha 17’, 1:1 Edis Spahiu 37’, 1:2 Miran Memishi 42’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Alb. Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.
Luajtën edhe: Mehdiji, Jakupi, Ajdini, Sinani, Adh. Ramadani, R. Ramadani dhe Demiri.
Trajner: Berat Imeri