Shkëndija U 18 mundet në Manastir

No image

Ekipi U18 i Shkëndijës pëson disfatën e parë në pranevrë, pasi dorëzohet me shifrat 2:0 në transfertën me Pelisterin.  

Pas tre fitoreve të njëpasnjëshme në gjysmësezonin pranveror, ndalet gjenerata U18 e Shkëndijës që humb 2:0 nga Pelisteri në Manastir. Pas një pjese të parë të balansuar dhe pa gola, në fillim të pjesës së dytë vendasit avansuan me anë të Jovanovskit. Shkëndija U18 kishte tentime të pasuksesshme për të barazuar, ndërsa shpresat për të shmangur disfatën u shuan në minutën e 72-të kur Momirovski shënoi për rezultat përfundimtar 2:0. Megjithë disfatën, Shkëndija U18 mbetet në pozitën e parë në renditje me epërsi prej gjashtë pikëve para Vardarit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

PELISTERI U18-SHKËNDIJA U18 2:0 (0:0)
Golashënues: 1:0 Jovanovski 57′, 2:0 Momirovski 72’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Ramiq, Karimani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.
Luajtën edhe: Jakupi, Sinani, A. Ramadani dhe Arsllani.
Trajner: Berat Imeri​