Opinioni i Erhan Selimit pas takimit me Vardarin

No image

Barazimi 2:2 në fushë të Vardarit bnë takimin e parë të 1/8 së finales së Kupës vlerësohet pozitiv nga trajneri Erhan Selimi, pasi beson se Shkëndija do të fitojë ndeshjen e kthimit në Tetovë.

  • Barazimi është rezultat aktiv, por kemi përparësinë e golave si mysafirë”
  • Para ndeshjes ndoshta kishim pranuar 2:2, por tani ndjejmë keqardhje”
  • Kartoni i kuq na prishi ekuilibrat, por ekipi tregoi karakter në terren”
  • Besoj fuqishëm se me mbështetjen e publikut do të eliminojmë Vardarin”

Shkëndija udhëhiqte 2:0 në fushë të Vardarit deri në minutën e 72-të me golat e Imerit (8’) dhe B. Ibraimit (42’), mirëpo vendasit shfrytëzuan epërsinë numerike pas përjashtimit me karton të kuq të Micit (32’) dhe me golat e Kolevskit dhe Juniorit nxorën barazim 2:2. Rezultati mbetet aktiv dhe në kushte kur ndeshja e kthimit do të luhet në Tetovë më 30 tetor, trajneri Erhan Selimi vlerëson dy golat e shënuar në fushën kundërshtare.

 

Erhan Selimi: Nëse flasim sikur të jemi para ndeshjes mendoj se ky rezultat mbase do të na kishte pëlqyer. Është rezultat aktiv, dy gola të shënuar në fushën kundërshtare dhe mendoj se jemi në përparësi. Mirëpo nëse shikojmë si shkoi ndeshja, kur shikojmë pas ndeshjes në zhveshtore fytyrat e mërzitura të lojtarëve kuptohet qartë se ata nuk janë të kënaqur me barazimin pasi donin fitore. Dua t’i uroj dhe përgëzoj të gjithë për shpirtin luftarak dhe karakterin e treguar kur ne luajtëm nga minuta e 32 pa Micin e përjashtuar me të kuq. Mendoj se ekipi tregoi karakter dhe luajti edhe për Micin edhe për publikun, dhanë maksimumin dhe në këtë drejtim jam i kënaqur”.

Erhan Selimi: Normal se fakti që luajtëm thujse një orë me një lojtar më pak na prishi ekuilibrat. Por edhe në këtë situatë mendoj se treguam karakter dhe shpirt luftarak duke shënuar edhe golin e dytë. U munduam të mbrohemi dhe në kundërsulm të rrezikojmë. Në pjesën e dytë ishte normal lodhja të sillte rënie, por në përgjithësi jam i kënaqur”.

Erhan Selimi: Dua të përgëzoj portierin Bekim Rexhepi për paraqitjen. Këshilla ime për të është të vazhdojë të punojë pasi është në rrugën e duhur dhe mendoj se potencialin që posedon premton se mund të rritet në portier shumë cilësor”.

Erhan Selimi
Nuk është e imja të komentoj referimin, pasi ka njerëz kompetent për atë gjë. Për mua me rëndësi është të punoj dhe të përgatis ekipin sa më mirë. Dy gola në transfertë na jep përparësi, por rezultati mbetet i hapur dhe besoj se në ndeshjen e kthimit me mbështetjen e publikut do të eliminojmë kundërshtarin dhe do të kalojmë në raundin e rradhës të Kupës”.