Shkëndija regjistron fitoren e dytë me rradhë në kampionat pasi mund 2:1 Shkupin në Çair në takimin e xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 25-të kur Stojkoski shënoi për 1:0 nga pika e bardhë, ndërsa në vazhdim në skenë shfaqet Ibraimi që sjell përmbysje me dy realizime. Fillimisht në minutën e 37-të nga penaltia sjell barazim 1:1, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë lëviz bukur në zonë për të shënuar golin e tre pikëve. Me këto dy realizime bombeti kuqezi shkon në shifrën e 100 golave në ndeshjet zyrtare me fanellën e Shkëndijës. Kështu kuqezinjtë mbyllin me sukses detyrën në kampionat dhe tashmë mendojnë për sfidën e 5 shtatorit me Kozhufin në kuadër të Kupës së Maqedonisë.
PJESA E PARË
Takimi nisi me një mundësi të Shkupit në minutën e dytë kur Bazilio del në situatë për tu kanosur pas një mosmarrëveshje në mbrojtjen kuqezi, mirëpo goditja e tij shkoi skaj shtyllës pingule. Përgjigjet Shkëndija me aksion të bukur nga e djathta me Shefitin që shërben drejt Juniorit, mirëpo vendasit tregohen me fat kur tentimi i brazilianit ndalet në shtyllë pasi paraprakisht preket lehtë nga portieri Zendeli. Në minutën e 7-të regjistrojmë tentim të guximshëm të Dakour-it nga distanca shumë e madhe që detyron Zahovin të kontrollojë topin në dy kohë. Shkëndija shpejt vendosi autoritet në terren dhe solli dy kanosje me anë të Eminit dhe Ibraimit, goditjet e të cilëve kontrollohen nga Zendeli. Në minutën e 23-të Shefiti lëshon rast për të zhbllokuar rezultatin kur godet skaj portës pas harkimit të Micit. Kjo huqje u ndëshkua në anën tjetër dy minuta më vonë kur Zahov ndal me faul Stojkoskin dhe vendasit fitojnë penalti, të cilën në gol e konverton i njejti futbollist për epërsi 1:0 të vensasve. Emini tentoi me një të djathtë nga distanca pa mundur të gjejë kuadrantin. Pak më vonë e majts e Ibraimit nga brendësia e zonës devijohet në rivënie këndore. Shkëndija fitoi penalti në minutën e 36-të kur Broja ndal me dorë goditjen e Juniorit, ndërsa Ibraimi realizon me qetësi për barazim 1:1. Një minutë para fundit të pjesës së parë Zendeli kontrollon të majtën e Ibraimit. Dukej se pjesa e parë ishte e destinuar të mbyllet me rezultat të barabartë, mirëpo Ibraimi mendonte ndryshe kur pranon për mrekulli topin në hyrje të zonës, hedh nga loja me finte kundërshtarin dhe me një të djathtë të fortë shënon për epërsi 2:1 dhe prek shifrën e 100 golave në fanellën kuqezi në ndeshjet zyrtare.

PJESA E DYTË
Protagonisti i pjesës së parë Ibraimi solli kërcënimet e rradhës edhe në vazhdim, mirëpo fillimisht e majta e tij shkon mbi portë, para se nga gjuajtja e lirë të qëllojë jashta kuadrantit. Pasuan minuta të qetë në të cilat kuqezinjtë kontrollonin lojën me qarkullim të topit në fushë, ndërsa qetësinë nuk prishi as gjuajtja e lirë e Ibraimit në minutën e 67-të që kontrollohet nga Zendeli. Pak më vonë tenton edhe Totre por vetëm skaj portës. Ibraimi shkoi pranë golit të tretë nëntë minuta para fundit të takimit, mirëpo e majta e tij nga pozita ideale kalon skaj shtyllës. Shkupi provonte të shmangë disfatën, mirëpo hasi në një Shkëndijë të organizuar me katërshen e mbrojtjes Mici, Musliu, Bejtullai dhe Murati që mbyllnin gjitha shtigjet drejt portës së Zahovit. Në minutën e 87-të Ibraimi nxjer në situatë të 100% Juniorin, mirëpo braziliani godet drejtë në portierin Zendeli. Situatë edhe më e mirë në kohën shtesë kur Bojku dhe Nafiu dolën të vetmuar para Zendelit, mirëpo i pari hyn në dribling dhe humb mundësi për golin e tretë. Gjithsesi ndeshja mbyllet me shifrat 1:2 dhe tre pikët shkojnë në konton e Shkëndijës që tashmë shikon ka takimi i 5 shtatorit me Kozhufin në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

SHKUPI-SHKËNDIJA 1:2 (1:2)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Shikues: 3 500
Arbitër: Jovan Kaçevski
Golashënues: Stojkoski pen. 25′ (Shkupi), ndërsa Ibraimi 37′ pen. dhe 45′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Dakour, Krivanjeva dhe Zango (Shkupi), ndërsa Zahov, Mici, Bojku dhe Junior (Shkëndija)
SHKUPI: Zendeli (c), Tipuriq, Bilalli, Zango (Veliu 83′), Muharem (Adem 57′), Junior, Broja, Bazilio, Krivanjeva (Ljamçevski 70′), Dakour, Stojkoski.
Trajner: Hajati Sojdash
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (c) (Çeshmexhiev 90′), Musliu, Ibraimi, Totre, Shefiti (Bojku 54′), Murati, Junior, Emini (Nafiu 76′), Mici.
Trajner: Qatip Osmani