Shkëndija kthehet me tre pikë nga transferta me Shkupin, ku fitoi me shifrat 0:3. Pas pjesës së parë të dominuar por pa gola, në të dytën vendosën një super gol i Alimit dhe një penalti e realizuar nga Ibraimi, ndërsa 11-të minuta para fundit Radeski.

“Kuqezinjtë” fitojnë edhe takimin e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë,  pasi mundën Shkupin në Çair me rezultat 3:0. Me një rival të mbyllur, Shkëndija kishte dominim të plotë në teren, por u desh një predhë e Alimit në fraksionin e dytë për të zhbllokuar ndeshjen. Në 45 minutat e para dominim total i Shkëndijës, por pa ndonjë mundësi të theksuar shënimi. Në minutën e 48-të i posainkuadruari në lojë Abdurahimi u gjet në shans të mirë, por parabola e tij devijohet nga Zendeli në traversë dhe kthehet në fushë. Një minutë më vonë portieri vendas nuk mund të bënte asgjë kur Alimi lëshon një predhë të fortë nga distanca që ndalet në cepin e portës për epërsi 0:1. Pak më vonë Junior asiston për Radeskin, mirëpo tani bllokon në kohë Zendeli. Në minutën e 61 Totre depërton bukur në zonë ku ndalet me faul, duke fituar penalti, ndërsa Ibraimi nga pika e bardhë godet sigurtë për dyfishim të epërsisë. Shkëndija vazhdoi të dominojë, kishte disa kanosje nga distanca, ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 79-të kur Radeski asiston, ndërsa Radeski realizon për 0:3. Pak më vonë Abdurahimi për pak nuk solli golin e katërt, mirëpo shpëtoi në dy kohë Zendeli, që largoi topin e devijuar nga vetë vija fatale. Kështu djemtë e trajnerit Osmani arkëtojnë tre pikët e rradhës në kampionat dhe pas dy xhirove kanë 6-të pikë maksimale.

SHKUPI-SHKËNDIJA 0:3 (0:0)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Shikues: 2 500
Arbitër: Krumislav Gjorgiev
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Risto Gjorgiev
Delegat: Rami Rexhepi
Golashënues: Alimi 49′, Ibraimi 62′ pen., Radeski 79′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Adem (Shkupi), ndërsa Teqja (Shkëndija)
Karton i kuq:
SHKUPI: Zendeli, Maliqi, Bajrami, Berisha, Shabani (Sefo 90’+), Mbella, Ismaili, Krivanjeva, Zuka, Jasharovski (Demiri 72′), Adem.
Trajner: Ardian Nuhiu
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi (Murati 85′), Ibraimi, Totre, Radeski, Zejnullai (Abdurahimi 46′), Junior (Çelikoviç 70′), Teqja, Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani

Share Now

Related Post