Kuqezinjtë “masakrojnë” Vardarin në takimin e kthimit të çerekfinales së Kupës duke e mundur 4:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 shkojnë në gjysmëfinale. Shkëlqen Ibraimi me tre gola brenda 12-të minutave, ndërsa Musliu shtoi të katërtin në rrjetën kundërshtare.

Shkëlqen Shkëndija përballë rivalit direkt Vardarit, që e mund bindshëm 4:0 dhe pas kampionatit e nxjer edhe jashta Kupës së Maqedonisë. Pas pjesës së parë pa gola, djemtë e trajnerit Osmani shpërthejnë në të dytën me “poker” golash, me Ibraimin në qendër të vëmendjes që realizoi tre gola në harkun kohor prej 12-të minutave, para se Musliu t’i vë vulën triumfit.
Kuqezinjtë të vetëdijshëm se çdo gabim në këtë ndeshje nuk ka vend për rikuperim, zhvilluan një pjesë të parë dominuese, por të kujdesshme dhe me sulme të matura. Barazimi 1:1 në takimin e parë në Shkup kuqezinjëve u jepte hapsirë menaxhimi, sepse ky rezultat detyronte kundërshtarin të sulmojë. Kanosjen e parë e solli Bitang që provon nga gjuajtja e lirë, mirëpo Zahov tregohet i sigurtë në portë. Në anën tjetër predhë e Adilit nga distanca, por që gjen të gatshëm Aleksovskin. Gjërat shkuan keq për trajnerin Osmani kur në minutën e 34 shkaku i një shqetësimi muskulor duhej të largojë nga loja kapitenin Hasani vendin e të cilit e zuri Emini. Shkëndija këtu vazhdoi të dominojë, por pa rrezikuar shumë, ndërsa deri në fund të pjesës së parë mundësi shënimi humbën Alimi, Radeski dhe Emini. Pjesa e dytë do të ishte shpërthyese për kuqezinjtë që shkatëruan rivalin në çdo aspekt të lojës së futbollit. Gjithsesi deri të goli i epërsisë, duhej të humbeshin pak nerva, pasi fillmisht në minutën e 46-të arbitrat nuk sanksionojnë një lojë me dorë në zonën kundërshtare, ndërsa pak më vonë e djatthta e Eminit ndalet në shtyllë. Deliriumi i parë në tribuna do të vinte në minutën e 53-të kur Radeski asiston bukur për Ibraimin, i cili lëviz bukur në zonë dhe me një të majtë precize realizon për 1:0. Kundërshtari ende pa marrë veten nga goli i parë pranoi të dytin, kur Ibraimi në minutën e 57-të prodhon një depërtim fantastik duke ‘thyer’ mbrojtësit mysafirë, para se me një të djathtë të fortë të shënojë për 2:0. Numri “7” kuqezi gjatë duhej të hyjë në rritëm, por kur gjeti formulën e golit nuk mund të ndalej me kaq dhe në minutën e 65-të sërish tregohet i saktë në zonë dhe me të majtën çon shifrat në 3:0. Rivali tentoi të reagojë në anën tjetër, por Zahov në dy-tre raste u shfaq i sigurtë në portë, duke mos lejuar të preket rrjeta e Shkëndijës. Në minutën e 79-të Ibraimi harkon nga këndi, ndërsa më lartë kërcen Musliu që realizon me kokë për 4:0. Këtu përfundoi historia e kësaj ndeshje me Shkëndijën që nxjer në mënyrë bindëse jashta Kupës, Vardarin.

Shihni FOTOGALERINË  e ndeshjes

SHKËNDIJA-VARDARI 4:0 (0:0) agg. 5:1
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 7 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Ivan Putilin
Golashënues: Ibraimi 53′, 56′ dhe 66’, si dhe Musliu 80’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Totre, Adili, Musliu (Shkëndija), ndërsa Serafimov, Novak (Vardari)
Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani (Emini 34′), Radeski, Musliu, Junior (Wakili 78’), Adili (Teqja 72’).
Trajner: Qatip Osmani
VARDARI: Aleksovski, Toshevski, Bitang, Barsegjan, Antovski (Kolevski 60′), Novak, Mlladenovski, Popzllatanov, Serafimov, Iseni (Cvetanovski 36′), Berisha (Markoski 60′).
Trajner: Çedomir Janevski​

 

Share Now

Related Post