-
H 5:0
- Attendance4 000
- ||, 2018/19, UEFA Champions League
- 2018-07-10 20:15
- Shkup
Kuqezinjtë e nisin shkëlqyeshëm aventurën e sivjetshme europiane duke mundur 5:0 kampionin e Uellsit, The New Saints. Performansë briliante e Ibraimit me katër gola të shënuar, ndërsa serinë e hapi Emini.
Shkëlqen Shkëndija në një mbrëmje të mrekullueshme europiane pasi tregon klas përballë kampionit të Uellsit, The New Saints . Kuqezinjtë në këtë mënyrë gjejnë fitoren e 10-të europiane dhe të parën në kualifikimet e Champions League. Në një ndeshje të dominuar prej fillimi deri në fund, kansojen e parë e sjell Junior në minutën e 9-të me goditje prej jashta zonës, mirëpo kontrollon topin portieri Harrison. Katër minuta më vonë diagonale e bukur nga Junior për Radeskin, mirëpo sulmuesi ndalet në moment të fundit. Këto shanse ishin paralajmërim për golin e epërsisë që erdhi në minutën e 14-të me autor Eminin pas aksionit të Ibraimit nga e majta. Kuqezinjtë vazhduan të menaxhojnë lojën edhe pas avantazhit mirëpo pa ndonjë mundësi më serioze për të shënuar. Kundërshtari pasi kaloi gjysmë ore në mbrojtje në 15-të minutat e fundit të pjesës së parë më në fund shfaqi shenja sulmuese mirëpo e gjitha që mundën të bëjnë ishte një mindësi e Routledge në minutën e 34-t kur Zahov largoi topin në rivënie nga këndi. Shkëndija shpejt riktheu dominimin në terren dhe pas një tentimi të Juniorit që shkoi mbi portë, goli i dytë erdhi në minutën e 38-të. Alimi bukur asiston në zonë për Ibraimin, ndërsa ky i fundit me një të djathtë të saktë çon shifrat në 2:0. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa në start të të dytës kuqezinjtë shkuan pranë golit të tretë me Alimin dhe Eminin, mirëpo shpëton në dy kohë portieri mysafir, Harrison. Gjithsesi goli i tretë do të vinte në minutën e 53-të kur Ibraimi befason me të majtën nga brendësia e zonës duke gjetur këndin e afërt të portës kundërshtare për 3:0. Ibraimi sikur hyri në element dhe brenda pak minutave arriti të sjellë edhe dy perla për 5:0. Fillimisht në të 60-të realizoi në mënyrë perfekte një goditje standarde, ndërsa gjashtë minuta më vonë prodhon një kryevepër me të majtën për gol të katërt personal në këtë ndeshje. Këtu përfundoi historia e kësaj ndeshje me trajnerin Osmani që tërhoqi nga loja autorët e golave Ibraimin e Eminin si dhe të riun Taipi, duke u dhënë shans për lojë Shefitit, Zejnullait dhe debutuesin Rezmifaik Selmani. Ndryshim nuk pati deri në fund me kuqezinjtë që duke marrë fitoren më të thellë europiane bëjnë formalitet ndeshjen e kthimit pas një jave në Uells.
SHKËNDIJA-THE NEW SAINTS 5:0 (2:0)
Stadiumi “Filipi i Dytë”
Shikues: 4 000
Arbitër: Timotheos Christofi (Qipro)
Arbitra anësorë: Michael Soteriou dhe Charlambos Geoegiou (Qipro)
Delegat: Jacques Antenen (Zvicër)
Golashënues: Emini 14′ dhe Ibraimi 38′, 53′, 60′ dhe 66′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Junior (Shkëndija), ndërsa Routledge (The New Saints)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Musliu, Ibraimi (Shefiti 75′), Radeski, Murati, Junior, Emini (Selmani 83′), Taipi (Zejnullai 80′), Adili.
Trajner: Qatip Osmani
THE NEW SAINTS: Harrison, Spender (Lewis 73′), Marriot, Holland, Cabango, Routledge, Brobbell, Redmond (Edwards 67′), Hudson, Mullan, Ebbe (Byrne 64′).
Trajner: Scott Ruscoe