-
A 0:3
- ||, 2017/2018, Kupa e Maqedonisë
- 2018-05-23 20:00
- Strumicë
Kuqezinjtë fitojnë trofeun e Kupës për herë të dytë në tre vitet e fundit. Dy herë Musliu dhe një gol i Ibraimit sollën triumfin 3:0 në finalen kundër Pelisterit në Strumicë. Shkëndija vulos sezonin më të suksesshëm në histori, duke bashkuar dy titujt vendor.
Pas kampionatit dhe Kupa vishet kuqezi. Shkëndija mbajti nivel të njejtë në të dyja garat vendore dhe ecurisë rekorde në kampionat i shtoi triumf bindës 3:0 përballë Pelisterit në finalen e Kupës. Në një ndeshje të zhvilluar në kushte shumë të vështira për lojë nën përcjellje të të rreshurave të dendura të shiut, Shkëndija ishte dominuese dhe gjithë kohë luante para zonës kundërshtare. Pas presionit të vazhdueshëm ndryshimi erdhi në minutën e 20-të kur Ibraimi dhe Hasani kombinojnë shkurtë nga rivënia këndore, ndërsa harkimin e saktë në zonë e pret mirë Musliu i cili me kokë realizon për 1:0. Shkëndija morri atë që donte në një ndeshje të komplikuar nga të rreshurat e që terreni i rënduar i shkonte për shtat ekipit që mbrohej, Pelisterit. Deri në pushim të ndeshjes nuk pati ndryshim, ndërsa me të filluar pjesa e dytë kuqezinjtë vazhduan të sulmojnë. Terreni me ujë pamundësonte djemtë e Osmanit të bëjnë lojë të rrjedhshme, por duke shtuar presionin gabimet do të vinin edhe te kundërshtari. Në minutën e 52-të mbrojtja kundërshtare nuk pastron mirë një harkim në zonë, duke i servuar penalti në lëvizje Ibraimit, ndërsa kërçovari nuk fal dhe me një të djathtë të fortë çon shifrat në 2:0 dhe sjell qetësi në taborin kuqezi. Shkëndija humbi edhe të tjera mundësi shënimi, ndërsa rezultati final u vulos në minutën e 72-të kur Musliu edhe një herë shënon me kokë për rezultat final 3:0. Minutat e fundit më shumë ngjanin në vaterpolo, ndërsa mbyllja e ndeshjes solli festë për kuqezinjtë që ngritën lartë trofeun e Kupës, ndërsa para një numri të konsiderueshëm të “Ballistëve” bashkuan dy trofetë.
PELISTERI-SHKËNDIJA 0:3 (0:1)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 2 500
Arbitër: Marjan Markoski
Golashënues: Musliu 20′ dhe 72′, si dhe Ibraimi 52′ (Shkëndija)
Karton i verdhë: Markoski (Pelister)
Karton i kuq: /
PELISTERI: Atanasovski, Ilievski, Nedanoski (Stojkovski 82′), Kotevski (Manevski 46′), Markoski, Naumoski (Trajkoski 67′), Konjarski, Almeida, Lamçevski, Markovski, Trifunovski.
Trajner: Nexhat Husein
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Cuculi, Musliu, Murati, Zejnullai, Alimi, Radeski (Bojku 63′), Hasani, Junior (Zejnullai 88′), Ibraimi (Emini 80′).
Trajner: Qatip Osmani