-
H 1:0
- |, ||, |||, Miqësore, Slovenia TC 2019
- 2019-06-27 17:30
Besart Ibraimi shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Shkëndijës në testin e tretë të fazës përgatitore kundër ekipit sllovak, MSK Zilina.
Forma e kuqezinjëve shkon në ngritje nga ndeshja në ndeshje dhe të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani këtë e dëshmuan në takimin e sotëm testues, i treti gjatë fazës përgatitore që vijon në Kranjska Gora të Sllovenisë. Shkëndija doli në fushë me formacion ofenziv, ndërsa për herë të parë pas rrikthimit nga lëndimi titullar ishte Besart Ibraimi.
Kuqezinjtë nisën të orientuar në sulm dhe kanosjen e parë e solli B. Ibraimi kur e djathta e tij u kontrollua nga portieri i Zilinës. Në minutën e 10-të një aksion i mirë i Shkëndijës nxjerr në mundësi Totren, por shpëton sërish portieri i ekipit sllovak. Kuqezinjtë vazhduan të jenë dominues në terren dhe më konkret para portës dhe shpërblimi erdhi në minutën e 38-të kur pas një aksioni të mirë Besart Ibraimi lëviz bukur në zonë dhe me një të djathtë precize sjell epërsi 1:0.
Në pjesën e dytë vazhdoi tempo e njejtë e lojës me kuqezinjtë që nuk arritën të gjejnë golin e dytë pas tentimeve të Alimit dhe A. Ibraimit. Sllovakët tentonin të përgjigjen, por Shkëndija ishte e reshtuar mirë në mbrojtje dhe nuk lejonte rrezik. Tempoja e lojës do të binte pasi dy trajnerët bënë më shumë zëvendësime me kuqezinjtë që humbën një mundësi të artë përmes Nafiut goditja e të cilit u ndal nga portieri kundërshtarë. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe ky test u mbyll me rezultat 1:0 për Shkëndijën që do të vijojë përgatitjet në Kranjska Gora, ndërsa më 1 korrik do të zhvillohet ndeshja e katërt dhe e fundit në këto përgatitje.
SHKËNDIJA-MSK ZILINA 1:0 (1:0)
Vendi: Kranjska Gora
Golashënues: B. Ibraimi 38′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Musliu, Mici, Alimi, Husmani, Totre, A. Ibraimi, Radeski, B. Ibraimi.
Luajtën edhe: Rexhepi, Zejnullai, Shefiti, Nafiu, Neziri, Çeshmexhiev, Merxhani, Imeri, Berisha, Sadriu dhe Bes. Rexhepi.
Trajner: Qatip Osmani