Rruga drejt titullit pastrohet nëpër borë. Një gol i Hasanit në minutën e 79-të mjafton për fitore përballë Akademia Pandevit që sheh Shkëndijën 11-të pikë larg vendit të dytë. Nga minuta e 21 luajtëm pa Fazllagiqin e përjashtuar me të kuq, ndërsa shpërdoruam dy penalti me Hasanin dhe Ibraimin nga një në secilën pjesë. Me karton të kuq u ndëshkua edhe Çeshmexhievi i A. Pandev në minutën e 53-të. “Ballistët” 90-të minuta në “Marshin Beqiri” besuan në triumfin e kuqezinjëve.

 Shkëndija fiton minimalisht 1:0 Akademia Pandevin në takimin e xhiros së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Të vetëdishëm se me triumf diferenca në krye të renditjes shkonte në + 11-të pikë, përcaktimin e kuqezinjëve për lojë ofenzive nuk e pengonte as bora e vazhdueshme që mbuloi terrenin pas vetëm disa minutave lojë. Shkëndija e dominoi takimin dhe bëri ndeshjen të ngjajë në  trafik njëkahësh, mirëpo në kushte të papërshtatshme skuadra humbi shumë raste para portës kundërshtare, përfshi edhe dy penalti me Hasanin në të parën dhe Ibraimin në të dytën. Ekipi tregoi karakter duke rëmbyer fitoren me golin e kapitenit Hasani kur kishin mbetur edhe 11-të minuta deri në fund të përballjes. Kanosjen e parë e solli Alimi në minutën e 6-të, mirëpo Vujanac grushton në portë. Pak më vonë Fallzagiq nuk arrin të shfrytëzojë asistin e Bejtullait, ndërsa në minutën e 14-të Ibraimi depërton bukur në zonë dhe ndalet me faul duke fituar penalti. Hasani gjuajti nga pika e 11-të metërshit, mirëpo topi u ndal në shtyllë. Penaltia e humbur nuk ndali sulmet e Shkëndijës që për pak nuk gjetën epërsinë në minutën e 20-të me Ibraimin që godet me kokë mbi portë. Në anën tjetër pas një kundërsulmi të miqve, Fazllagiq përjashtohet me karton të kuq pasi sipas arbitrit shkaktoi faul ndaj Gançevit në kushte kur ky i fundit dilte i vetmuar para Zahovit. Pikërisht pas këtij fauli miqtë kishin kansojen e parë, por gjuajtja e lirë e Atanasovit shkoi mbi portë. Kuqezinjtë vazhduan edhe me 10-të futbollistë të kërkojnë golin, por humbën shumë mundësi me Ibraimin, Hasanin dhe Eminin. Në start të pjesës së dytë Shkëndija fiton tjetër penalti kur Ibraimin edhe një herë ndalet me faul në zonë, por tentimi i numrit 7-të nga pika e bardhë ndalet nga Vujanac. Ky ishte sinjal se kuqezinjtë deri te qëllimi duhej të arrijnë përmes rrugës më të vështirë, pasi shpërdoruan dy penalti dhe djemtë e trajnerit Osmani treguan angazhim admirues në kushte shumë të vështira për lojë. Në minutën e 53-të ekipet u barazuan numerikisht në fushë kur Çeshmexhiev u përjashtua me të kuq pas startit të ashpër ndaj Juniorit dhe Shkëndija këtu u hodh e tëra në pjesën e kundërshtarit. Deri te epërsia u vuajt shumë, por stadiumi do të shpërthente në festë në minutën e 79-të kur Hasani lëviz bukur në zonë dhe me një të majtë precize çon topin në rrjetë për avantazh 1:0, duke shënuar golin e 19-të sezonal. Ky moment çoi ekipin 11-të pikë larg vendit të dytë dhe në tribuna jehonte kënga ‘kampione’, ndërsa futbollistët menaxhuan me sukses minutat e mbetur për të rëmbyer fitoren e 17-të sezonale.  

Ferhan Hasani - celebrates- winning goal against Akademia Pandev

Shihni FOTOGALERINË e plotë

SHKËNDIJA-AKADEMIA PANDEV 1:0 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Kushtrim Lika
Delegat: Admir Zeqiroviq
Golashënues: Hasani 79’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Bejtullai dhe Junior (Shkëndija), ndërsa Dimov, Varellovski dhe Atanasov (A. Pandev)
Karton i kuq: Fazllagiq 21’ (Shkëndija) dhe Çeshmexhiev 53’ (A. Pandev)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Hasani, Musliu, Junior, Emini (Totre 75’), Fazllagiq, Adili (Shefiti 36′ (Radeski 63’)).
Trajner: Qatip Osmani
A. PANDEV: Vujanac, Atanasoski (Skenderi 82’), Dimov, Iliev, Stoilov, Atanasov, Gançev, Krstovski (Mishov 66’), Velinkovski (Grifoni 60’), Varelovski, Çeshmexhiev.
Trajner: Pançe Stojanov

Share Now

Related Post