Derbi i xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ka sjellë barazim 1:1 për Shkëndijën, që nuk arriti të fitojë Rabotniçkin në duelin e zhvilluar në Kërçovë. Pas fitores së mesjavës me Vardarin ekipi u duk jo komod në fillim të takimit, kur mysafirët shfaqeshin më të rrezikshëm. Në minutën e 13-të Shlëndija pretendoi një penalti pasi Ibraimiu ndal e faul në zonë, mirëpo arbitri tregoi loja të vazhdojë. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 20-të kur Petroviq kalon Bejtullain dhe plason saktë në rrjetën e Jovanovskit për epërsi 0:1 të miqve. Shkëndija humbi mundësi për të barazuar kur Bozhinovski kontrolloi tentimin Ibraimit, ndërsa në minutën e 34-t Jovanovski shpëton gol të pastërt kur ndali Cikarskin e dalë të vetmuar para tij. Barazimi erdhi në minutën e 36-të kur pas një harkimi nga këndi, Bozhinovski ndal tentimin e Karlinjos, ndërsa topin e dëbuar e dërgon në rrjetë Besart Ibraimi për 1:1. Në vazhdim miqtë shpëtojnë pas një shansi të Ibraimit, ndërsa në fillim të pjesës së dytë goditja me kokë e Zhuniorit kalon skaj portës. Shkëndija vazhdoi të dominojë, mirëpo shanset e krijuara nuk u realizuan. Ibraimi kishte dy tentime të pasuksesshme nga gjuajtja e lirë, para se tentimi i  Zhuniorit me kokë të kalojë skaj portës. Në minutën e 72-të Zhunior shërben me top Kirovskin, goditja e të cilit ndalet nga Bozhinovski, ndërsa në minutën e 80-të Todorovski lëviz bukur dhe tenton portën, mirëpo topi shkon vetëm skaj shtyllës pingule. Në kushte kur mbetën të parealizuara raste të mira shënimi, në fund ekipi u desh të pajtohet me një pikë nga dueli me Rabotniçkin.

 

SHKËNDIJA-RABOTNIÇKI 1:1 (1:1)

Stadiumi i qytetit në Kërçovë

Shikues: 1 500

Arbitër: Marjan Markoski

Arbitra anësorë: Kiril Negrieski dhe Aco Macevski

Delegat: Zoran Mihajllovski

Golashënues: Ibraimi 36′ (Shkëndija), ndërsa Petroviq 20′ (Rabotniçki)

Kartona të verdhë: Bejtullai (Shkëndija), ndërsa Trajçevski dhe Najdovski (Rabotniçki)

Karton i kuq:

SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Radeski (Kirovski 70′), Zhunior, Useini (Totre 81′), Ibraimi, Karlinjo, Pollozhani, Todorovski.

Trajner: Shpëtim Duro

RABOTNIÇKI: Bozhinovski, Najdovski, Vujçiq (Jovanovski 88′), Ilijoski, Siljanoski (Sahiti 79′), Ristevski, Petroviq, Altiparmakovski (Markoski 61′), Trajçevski, Cikarski, Ilievski.

Trajner: Igor Angelovski

Shpërndaje

Të ngjajshme

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.