Shkëndija ka lëshuar rast të mirë për të marrë kreun e tabelës, pasi është ndalur me barazim pa gola me Renovën. Takimi i xhiros së 15-të u luajt në Kërçovë pasi të dielën i njëjti u shty për një ditë pas kushteve të vështira në terenin e Bogovinës si pasojë e të reshurave të shiur në rajonin e Tetovës. Ndeshja solli dominim të Shkëndijës dhe disa raste shënimi para portës së Efremovit, mirëpo në asnjë rast nuk u prek rrjeta ‘vendase’. Pollozhani kishte kansojen e parë mbi portë, të njëjtin epilog pati edhe tenimi i Karlinjos, ndërsa në minutën e 14-të Zhunior godet skaj portës me kokë pas harkimit të Todorovskit. Në minutën e 36-të Besart Ibraimi merr top të mirë dhe del para portës, mirëpo vonohet në goditje dhe lejon mbrojtësit kundërshtarë të pastrojnë rrezikun.

Edhe pjesa e dytë solli sulme të Shkëndijës, por tani një Renovë të rrezikshme në kundërsulme. Zhunior kishte mundësinë e parë kur tenton nga brendësia e zonë, por kontrollin topin Efremov. Në minutën e 50-të Alimi godet mbi portë, ndërsa vetëm pak më vonë numri ‘5’ nxjer të vetmuar para portës Ibraimin, që sërisht vonohet pak më shumë se sa duhej dhe lejon që Efremov të shpëtojë portën e tij. Deri në fund ‘kuqezinjtë’ humbën edhe disa mundësi kur goditjet e tyre nuk gjenin portën e Renovës, ndërsa në minutën e 75-të pas tentimit të Demirit, lojtarët e Shkëndijës pretenduan lojë me dorë në zonën kundërshtare, por sipas arbitrit nuk kishte penatli. Rastin e fundit e kishte Demiri që godet skaj portës, ndërsa në anën tjetër pas një kundërsulmi Marko Jovanovski arrin të shpëtojë ekipin nga pranimi i golit që do të nënkuptonte disfatë. Ky ishte barazimi i dytë me radhë i Shkëndijës, që gjithsesi ngushton në dy pikë negativën me Vardarin në vendin e parë.

RENOVA-SHKËNDIJA 0:0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Kërçovë

Shikues: 1 500

Arvbitër: Goran Spirkoski

Arbitra anësorë: Ilço Jordanoski dhe Marjan Smilkovski

Delegat: Mahir Selami

Golashënues: /

Kartona të verdhë: Selmani, Nuhi dhe Mojsov (Renova), ndërsa Useini, Alimi dhe Zhunior (Shkëndija).

Karton i kuq: /

RENOVA: Efremov, Memedi, Musliu, Nuhi, Ramadani, Gafuri, Mishkovski, Shabani (Skenderi 68’), Fetai (R. Selmani 53’), J. Selmani (Sadiki 86’), Mojsov.

Trjaner: Qatip Osmani

SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Kirovski (Vruçina 79’), Demiri, Zhunior, Useini, Ibraimi, Karlinjo, Pollozhani, Todorovski.

Trajner: Shpëtim Duro

 

Shpërndaje

Të ngjajshme

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.