Shkëndija ka realizuar në tërësi planin për ndeshjen me Bregallnicën në Koçani, duke shënuar fitore 0:3 për koleksionim të tre pikëve të reja. Pjesa e parë nuk dha efetkin e pritur, mirëpo në të dytën skuadra ‘shkeli’ rivalin duke realizuar tre herë, ndërsa humbi edhe të tjera mundësi shënimi. Në fraksionin e parë të dyja ekipiet kishin disa kanosje, mirëpo pa mundur të prekin rrjetat respektive. Rezultati 0:0 në pjesën e parë ishte i pranishëm për ‘kuqezinjtë’ që në pjesën e dytë nisën më kërkues drejt portës kundërshtare. Në minutën e 48-të Besart Ibraimi hyn në depërtim, ndërsa ndalet me faul në hyrje të zonës, duke fituar penalti. Vetë Ibraimi godet nga gjuajtja e lirë, duke shënuar për zhbllokim të rezultatit. Me epërsi 0:1 futbollistët ‘kuqezi’ sikur u liruan në teren dhe filluan të performojnë lojën e pritur. Aksionet radhiteshin si në shiritin filmik dhe ishte çështje momenti kur do të vinte goli i dytë. Në minutën e 71 pas aksionit të Zhuniorit, Ibraimi gjendet në mundësi të mirë, por shtylla mohon golin e sulmuesit. Fati i takimit u vendos në minutën e 83-të, kur Shkëndija ishte në aksion, Zhunior me prekje të lehtë kthen topin për Alimin, ndërsa mesfushori lëshon një ‘predhë’ të vërtetë për rezultat 0:2. Deri në fund Shkëndija kishte dominim të plotë, ndërsa në minutën e 85-të Zhunior depërton në të djathtë dhe asiston para portës, ku Ibraimi godet saktë për gol të dytë personal në këtë përballje dhe rezultat final të sfidës 0:3.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.