Maqedonia U 21 fton 4 ‘kuqezi’

No image

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë Bllagoja Milevski do të kërkojë kualifikimin në Kampionatin Evropian për të rinjë me 4 anëtarë të Shkëndijës.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë më 11 tetor në Shkup përballet me Skocinë në ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian për futbollistë nën 21 vjeç që në vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni. Maqedonia U 21 ka nevojë për fitore për të ruajtur vendin e parë që mban për momentin, ndërsa në këtë drejtim seleksionuesi Bllagoja Milevski do të mbështetet në shërbimet e 4 anëtarëve të Shkëndijës. Ashtu si pjesën më të madhe të këtyre kualifikimeve, Maqedonia U21 do të llogarisë në shërbimet e Mevlan Muratit, Marjan Radeskit, Egzon Bejtullait dhe Besir Demirit.