Hasani, Ibraimi dhe Zahov marrin ftesë nga Maqedonia

No image

Maqedonia do të presë Izraelin dhe Italinë me tre futbollistë të Shkëndijës në përbërje. Ashtu si në takimin me Shqipërinë, sërish ftesa është për kapitenin Hasani, sulmuesin Ibraimi dhe portierin Zahov.

Përfaqësuesja e Maqedonisë më 6 dhe 9 tetor zhvillon dy ndeshje të rëndësishme me Izraelin dhe Italinë në kuadër të eliminatoreve për kualifkim në Kampionatin Botëror që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi. Seleksinuesi i Maqedonisë Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në këto dy përballje dhe në të njëjtën gjenden tre anëtarë të Shkëndijës. Ferhan Hasani, Besart Ibraimi dhe Kostadin Zahov do të jenë sërish pjesë e Maqedonisë, ashtu si në takimin e parë të kualifikimeve me Shqipërinë në Shkodër. Maqedonia ndeshjen me Izraelin e zhvillon më 6 tetor në Shkup, ndërsa tre ditë më vonë pason përballja me Italinë.