
Pas ngjarjeve në lojën e fundit mes Vardarit dhe Shkëndijës, z.Lazim Destani sot vizitoi kryesinë e klubit në selinë e KF Shkëndija në Tetovë për të shprehur keqardhjen dhe për të marrë informacion burimor lidhur me sulmin dhe dhunën e ushtruar mbi antarët e Kryesisë së klubit.
Z.Destani u dha atyre mbështetjen e tij të parezervë duke e dënuar ashpër dhunën e ushtruar mbi ta, si dhe çdo akt tjetër dhune e vandalizmi në eventet sportive. I tronditur nga pamjet që tregonin video-materialet nga ndeshja, ai thotë se nuk arrin dot ta kuptojë, si u lanë kryesia dhe mysafirët e Shkëndijës kaq të pambrojtur, – faleminderit Zotit dhe atyre pak forcave të rendit që nuk ka ndodhur më e keqja. Lazim Destani shpreh indinjatë dhe apelon te të gjitha institucionet dhe strukturat përgjegjëse duke thënë, – nëpër stadiume dhuna nuk ka vend, ato janë akte të shëmtuara dhe fajtorët duhet të ndëshkohen sipas rregullave të futbollit dhe ligjeve në fuqi. Le të sjellim në stadiumet tona rend e frymë civilizuese sepse kjo na duhet dhe për këtë ne si klub po investojmë shumë. Gjë që e presim edhe nga të gjitha institucionet e sportit si dhe nga të gjitha klubet tjera.
Pastaj i shoqëruar nga kryesia e klubit Lazim Destani e vizitoi stafin teknik dhe lojtarët e Shkëndijës gjatë seancës së tyre stërvitore sot pasdite te stadiumi i Reçicës. Ai i takoi të gjithë lojtarët personalisht dhe ua ofroi atyre si zakonisht mbështetjen e tij të fuqishme duke i inkurajuar me fjalët, – Ju djema e dini më së miri punën tuaj, të dielën që shkoi, ju shkëlqyet në fushën e gjelbër ndërsa të dielën e ardhshme, jam shumë i sigurtë se ju do të jeni akoma më të përkushtuar dhe në fund të ndeshjes do të dilni si triumfues nga fusha e ‘Filipi i II’. Pas fjalëve të tij erdhi brohoritja dhe duartrokitjet e të gjithë lojtarëve së bashku.
Shpërndaje
Shih të gjitha
Të tjera
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply