Java nis me fokus kah Sileksi

No image

Kuqezinjtë nisin javën të fokusuar kah sfida e rradhës të enjten me Sileksin në Kratovë që përket me xhiron e 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Pauza në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare u mbulua me miqësoren e të shtunës me Dritën e Gjilanit, ndërsa pas të dielës të lirë prej sot futbollistët sërish janë në aksion.

FOTOGALERIA E PLOTË

Pas përfundimit të obligimeve në përfaqësuesen e Maqedonisë në stërvitje është bashkuar Marjan Radeski, ndërsa të martën pritet edhe rrikthimi i kapitenit Ferhan Hasani. I fundit që do të bashkohem me grupin është Ennur Totre i cili të martën me Maqedoninë U 21 luan ndeshje kualifikuese me Austrinë.