Xhiroja e 15-të: Sileksi-Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të enjten në orën 13:00 përballen me Sieksin në Kratovë në duelin e xhiros së 15-të në LPFM. Skuadra kërkon vazhdimësi për të ruajtur distancën në kreun e tabelës dhe në këtë drejtim tre pikët mbeten detyrim për të përzgjedhurit e Qatip Osmanit.

Shkëndija rrikthehet në aksion pas pauzës së kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Kuqezinjtë kanë para vetes kanë sfidë serioze përballë një Sileksi që nuk njeh humbjen në 8-të ndeshjet e fundit kampionale në të cilat numëron 4 fitore dhe 4 barazime. Interesant është fakti se skuadra nga Kratova humbjen e fundit në kampionat e ka përjetuar më 20 shtator në Tetovë pikërish nga Shkëndija që fitonte 5:0.

Tani kuqezinjtë synojnë tjetër fitore në duelet me Sileksin, për të ndërprerë serinë pozitive që zgjat 8-të takime kampionale me rradhë. Mbrojtësi i krahut Mevlan Murati beson se skuadra do të vazhdojë me performansat pozitive, ndërsa me respekt për Sileksin paralajmëron fitore të re të Shkëndijës, e cila ka një bilans shumë pozitiv kundër Sileksit pasi në 11-të takimet e fundit në Kratovë njeh vetëm një humbje, përkrah 7-të fitoreve dhe tre barazimeve.

Skuadra të mërkurën ka punuar e kompletuar në seancën stërvitore, pasi me ekipin u bashkua edhe Ennur Totre që ishte angazhuar me Maqedoninë U21, mirëpo mesfushori ka ushtruar me intenzitet më të lehtë dhe stafi teknik nuk do të rrezikojë ta aktivizojë për t’i dhënë edhe pak kohë të rikuperojë në tërësi lëndimin e pësuar në sfidën e fundit kampionale me Rabotniçkin.

Pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm për lojë dhe stafi teknik pritet të komponojë formacionin në varshmëri prej taktikës që do të përdorë për këtë ndeshje.

​Ekipi drejt Kratovës niset mëngjesin e të enjtes, ndërsa dueli me Sileksin nis në orën 13:00.