Fitore e re për Shkëndijën U19, mund 5:1 Mak.Gj.P.

No image

Alban Rasimi me tre gola ka udhëhequr Shkëndijën U19 drejt fitores bindëse 5:1 përballë Makedonija Gj.P. në xhiron e 11-të të Super Ligës së juniorëve.

Skuadra e Bekim Osmanit vazhdon me ecurinë bindëse në kategorinë e saj, duke regjistruar fitoren e rradhës bindëse përballë ekipit të Makedonija Gj.P. Një pjesë e parë bindëse kur u shënuan 4 gola mjaftoi për të bërë detyrën në këtë xhiro, ndërsa pjesa e dytë mjaftoi për menaxhim të lojës drejt koleksionimit të tre pikëve të rradhës. Shkëndija nisi mirë ndeshjen dhe avansoi pas vetëm 4 minutave lojë kur Ensar Luma shënoi në rrjetën e miqve. Padyshim figura qendërore e takimit ishte sulmuesi Alban Rasimi që mbylli ndeshjen e tre gola, ndërsa shoun e tij në këtë ndeshje e nisi në minutën e 17-të kur realizoi për 2:0. Njëmbëdhjetë minuta më vonë sërish Rasimi në element dhe Shkëndija U19 tani më sheh veten në epërsi 3:0. Besart Rexhepi pas gjysmë ore lojë shënoi për 4:0, rezultat me të cilin u shkua në pushim. Në vazhdim Shkëndija dominonte por pa harxhuar shumë energji, ndërsa edhe në kushte të tilla Alban Rasimi në minutën 59-të gjen golin e tretë personal dhe të pestin për Shkëndijën. Miqtë të deklasuar në këtë sfidë arritën të gjejnë golin e nderit në minutën e 60-të, kur Gegovski vendosi rezultatin final të takimit, Shkëndija 5, Makedonija Gj.P. 1.

 LEXO:   Shkëndija U18 mund minimalisht Makedonija Gj.P.

SHKËNDIJA U19 – MAKEDONIJA GJ.P. U19 5:1 (4:0)
Golashënues: 1:0 Luma 4’, 2:0 Rasimi 17’, 3:0 Rasimi 26’, 4:0 Rexhepi 30’, 5:0 Rasimi 59’, 5:1 Gegovski 60’
SHKËNDIJA U19: Iljazai, Aliti, Mislimi, Ramadani, Beqiri, Osmani, E. Luma, Rexhepi, Rasimi, Gafur, Sherifi.
Luajtën edhe: Ajruli, Imeri, Ibrahimi dhe H. Luma.
Trajner: Bekim Osmani