Shkëndija U18 mund minimalisht Makedonija Gj.P.

No image

Një gol i Shahinit në pjesën e dytë i dha fitore 2:1 Shkëndijës U18 përballë Makedonija Gj.P., me këta të fundit që u treguan skuadër e papërshtatshme pasi arritën të barazojnë në 1:1 në pjesën e parë.

 

Ndoshta më vështirë se sa pritej, por djemtë e Berat Imerit arrijnë të realizojnë planin dhe fitojnë tre pikë edhe në xhiron e 11-të të Super Ligës së Kadetëve të Maqedonisë. Makedonija Gj.P. mundet me rezultat minimal 2:1, por krejtësisht i mjaftueshëm për të dalë me pikë të plota nga ky duel. Fillimi ishte i mbarë për kuqezinjtë që avansuan 1:0 pas 7-të minutave lojë me golin e Albin Ramadanit dhe ky start nuk dha sinjale se vazhdimi do të sillte vështirësi. Mirëpo miqtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 16-të me anë të Aleksovskit barazuan në 1:1. Ky do të ishte epilogu i pjesës së parë, me Shkëndijën që nuk arriti të gjejë golin e dytë edhe përkundër insistimeve të vazhdueshme. Presioni drejt portës mysafire vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe rezistenca e miqve do të kapitulonte në minutën e 73-të kur Jeton Shahini shënon për 2:1 dhe fitore të rëndësishme të Shkëndijës U 18.

 

SHKËNDIJA U18 – MAKEDONIJA GJ.P. U18 2:1  (1:1)
Golashënues: 1:0 Alb. Ramadani 7’, 1:1 Aleksovski 16’, 2:1 Shahini 73’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Hajredini, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Spahiu, Ajdini, Jakupi, Sinani, Arsllani
Trajner: Berat Imeri​