Edhe Rabotniçki dorëzohet para Shkëndijës U18

Kadetët e Shkëndijës shënojnë fitoren e rradhës dhe vazhdojnë të udhëheqin tabelën e klasifimit. Një gol i Atmir Bakija-s mjaftoi për tre pikë përballë Rabotniçkit.

Shkëndija U18 shkon një hap pranë titullit kampion vjeshtor në Super Ligën e Maqedonisë për kadetë, pasi fitoi 1:0 Rabotniçkin në ndeshjen e xhiros së 13-të. Një takim interesant është vendosur nga një gol i vetëm në start të pjesës së dytë. Pas fraksionit të parë pa gola, episodi vendimtar i takimit ndodhi në minutën e 46-të kur Atmir Bakija realizoi gol për epërsi 1:0, që në fund rezultoi i vlefshëm tre pikë. Kështu kjo gjeneratë e Shkëndijës shkon në kuotën e 31 pikëve dhe mban pozitën e parë në renditje, para Vardarit dhe Akademia Pandevit që kanë nga 24 pikë.

SHKËNDIJA U18-RABOTNIÇKI U18 1:0 (0:0)
Golashënues:
1:0 Bakija 46′
SHKËNDIJA U18: Abazi, Rexhepi, Ramiq, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Hajredini, Spahiu, Memishi, Shahini, Jakupi, Bakija.
Luajtën edhe: Karimani, Gashi, Sinani, Thaçi, Arsllani dhe Izairi.
Trajner: Berat Imeri

Share Now

Related Post