
Shpresat kuqezi mundin 3:0 Rabotniçkin dhe koleksionojnë fitoren e 10-të sezonale në 13-të ndeshje të zhvilluara për pozitë të parë në renditje.
Vazhdojnë serinë pozitive futbollistët e gjeneratës U19 të Shkëndijës që mundin 3:0 Rabotniçkin në xhiron e 13-të të Super Ligës së Maqedonisë për juniorë. Me atmosferë pozitive pasi në mesjavë eliminuan Vardarin për kualifikim në gjysmëfinale të Kupës, djemtë e trajnerit Bekim Osmani u treguan më të suksesshëm edhe përballë rivalit tjetër nga parku i qytetit të Shkupit. Florent Ramadani solli epërsi 1:0 pesë minuta para pauzës, ndërsa në pjesën e dytë realizuan edhe Alban Rasimi dhe Ensar Luma për fitore bindëse 3:0 dhe tre pikë të reja me të cilat përforcohet kreu. Shkëndija U19 ka bilans prej 10-të fitoreve, 2 barazimeve dhe vetëm një disfate dhe me 32 pikë mbajnë pozitën e parë në renditje, para Akademia Pandevit të vendit të dytë me 24 pikë.
SHKËNDIJA U19-RABOTNIÇKI 3:0 (1:0)
Golashënues: 1:0 Ramadani 40′, 2:0 Rasimi 68′, 3:0 Luma 82′
SHKËNDIJA U19: Ilazi, Aliti, Mislimi, Ramadani, Beqiri, Osmani, E. Luma, Rexhepi, Rasimi, Gafur, Loki.
Luajtën edhe: Ajruli, Ibrahimi, H. Luma dhe Imeri
Trajner: Bekim Osmani
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.