Dashmir Elezi nga Shkëndija U13 shënon 100 gola në 25 ndeshje

No image

Klubi i futbollit Shkëndija tani më një periudhë është duke punuar me vëmendje të veçantë në kategoritë e reja, ku gravitojnë shumë talenta të futbollit. Deri sa pjesa më e madhe e kategorive të Shkëndijës janë në luftë për titujt e kampionit, nuk ka si mos të bie në sy sulmuesi i gjeneratës U 13, Dashmir Elezi, i cili ka realizuar një rekord në vete në aspekt të shënimit të golave.

Në 25 ndeshje të këtij sezoni me Shkëndijën U13, Elezi ka realizuar 103 gola, ndërsa ka shtuar 54 asiste për bashkëlojtarët e tij. Paraqitjet e tij janë impresionuese dhe sipas fjalëve të trajnerit Bashkim Arifi dhe koordinatorit të ligës së fëmijëve Husein Kadriu, bëhet fjalë për një sulmues shumë premtues, i fortë në duelet me kokë dhe i saktë me të dyja këmbët.


 

13-të vjeçarit i’u dhurua një fanellë e Shkëndijës me numri 100 që ka simbolikën e 100 golave të shënuar, ndërsa me tre realizime në takimin e fundit çoi në 103 numrin e realizimeve në këtë sezon. Nëse vazhdon të zhvillohet me rritmin e deritashëm pritet të rritet në një futbollist shumë cilësor, ndërsa që tani është përzgjedhur ndër më të mirët në gjeneratën e tij dhe ka ftesë të bëhet pjesë e Akademisë së FFM-së. Në takimin e fundit arritja e Dashmir Elezit u vlerësua edhe nga Koordinatori i Ligës së Fëmijëve në rajonin e Pollogut, Bujar Islami, i cili për futbollistin e ri të Shkëndijës ndau mirënjohje dhe një Kupë.