ZYRTARE | Vane Krstevski vishet kuqezi

No image

Sulmuesi anësorë është futbollist i ri i Shkëndijës, derisa lojtari që vjen nga Brera ka firmosur kontratë 3,5 vjeçare me kuqezinjtë. 

KF Shkëndija ka kënaqësinë të komunikojë angazhimin e një ndër lojtarëve më me perspektivë të vendit tonë, Vane Krstevski. Me paraqitjet e tij te Brera e Strumicës, Krstevski ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga vendi dhe jashtë, derisa drejtuesit arrijnë ta angazhojnë duke paguar dëmshpërblimin e kërkuar nga Brera para se të firmoset kontratë për 3 vite e gjysmë me kuqezinjtë.

Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu. Falenderim për besimin e treguar dhe shpresoj ta arsyetoj me lojë të mirë nga ana ime dhe angazhim maksimal“, deklaroi Krstevski pasi zyrtarizoi kontratën me kuqezinjtë. 

Vane Krstevski është rritur te shkolla e Bregallnicës së Shtipit, derisa në vitin 2019 kaloi te Akademia Pandev, tashmë Brera AP. Shpresohet që ai të shtojë dinamikën dhe fuqinë e ekipit tonë. Nënshkrimi i kontratës 3.5 vjeçare tregon besimin e Shkëndijës në aftësitë e Vane Krstevskit dhe kontributin e mundshëm që ai mund të sjellë në fushën e lojës. 

Share Now

Related Post