Xhiroja e XX | Shkëndija – Gostivari

No image

Kuqezinjtë të dielën përballë Gostivarit zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare si vendas në vitin 2024. 

NDESHJA

Shkëndija vs Gostivari

Liga e Parë, xhiroja e njëzetë

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 25 shkurt, ora 14:00

Publiku tetovar më në fund do të ketë mundësi të shohë në vepër ekipin kuqezi, kur xhiroja e 20-të na sjell duelin e parë si vendas në gjysmëstinorin pranveror. Shkëndija e nisi mirë vitin kur javën e shkuar fituam 1:0 në fushë të Makedonija Gj.P., ndërsa tani është radha për të luajtur para spektatorëve vendas për herë të parë në një ndeshje zyrtare pas 10 dhjetorit të vitit të shkuar kur mundëm 3:1 Sileksin. 

Gostivari s’është fare ekip naiv, pasi po bëhen investime serioze dhe angazhohen lojtarë cilësorë. Megjithatë, gjysmësezonin pranveror nuk e nisën sipas parashikimeve, pasi barazuan 1:1 me Vardarin në Gostivar. Pozita e 5-të dhe 25 pikë të tubuara në 19-të ndeshje nuk janë keq për gostivarasit, mirëpo pronari i tyre duket shumë ambicioz dhe kërkon me çdo kusht të synohet kreu. 

Skuadra

Ennur Totre mungon për pezullim prej një ndeshje, pasi kompletoi në fundjavë 5 kartona të verdhë. Kundër Gostivarit mungon edhe Bruno Dita, i cili vuan pezullimin prej dy ndeshjeve pas kartonit të kuq me Sileksin, në ndeshjen e fundit të gjysmësezonit vjeshtor. Ndërkohë lajm pozitiv për trajnerin Beqiri është kthimi i Mevlan Adilit, që humbi takimin e fundit për arsye të 5 kartonave të verdhë. 

Transmetimi

Takimi Shkëndija-Gostivari luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00 dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë në Youtube (Shkëndija Channel). 

Share Now

Related Post