Xhiroja e XI | Shkëndija -Brera

No image

Pas dy javëve rikthehemi në kampionat kur të dielën në Tetovë presim Brera Strumicën në kuadër të xhiros së 11-të në LPFMV.

NDESHJA

Shkëndija vs Brera

Liga e Parë, xhiroja e XI

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 22 tetor, ora 14:00

Shkëndija pret të dielën Brerën për herë të parë me këtë emër, pasi tashmë ish Akademia Pandev prej verën që lëmë pas me hyrjen e kapitalit italian ndryshuan edhe emrin e skuadrës. Gjithsesi në terren do të jetë përballje mes dy ekipeve që njohin mirë njëra tjetrën ne kuqezinjtë që synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive. Praktikisht, pas 18 ditëve Shkëndija rikthehet të luajë në Tetovë, me ndeshjen e fundit të luajtur në terren vendas ndaj Strugës (fitore 1:0) më 4 tetor. Katër ditë më vonë mundëm 2:0 Vardarin, duke shkuar me stil në pauzën dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Aty skuadra punoi mirë dhe nga atmosfera brenda grupit dukemi të gatshëm për sfidën me Brera Strumicën. 

Brera kishte start të shkëlqyeshëm të sezonit me katër fitore rresht, përfshi një edhe në fushë të Strugës, mirëpo më pas gjërat shkuan mbrapsht për ta dhe tashmë 6 ndeshje me radhë në kampionat nuk dinë çka është triumfi. Katër disfata (3 si mysafirë) dhe dy barazime në fushë të vetë nga kreu, Brera-n e kanë zbritur në pozitën e 5 në renditje. Mirëpo mungesa e rezultateve nuk duhet të gënjejë, pasi strumicasit në fushë duken mjaft të papërshtatshëm. Ata në Tetovë vijnë për ndërprerje të serisë negative dhe detyra e kuqezinjëve tanë është mos lejojnë diçka të tillë. 

Skuadra

Trajneri Nuhiu ka formacion të plotë nëse shohim titullarët nga ndeshjet e deritashme (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani).

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Brera zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë të klubit në Youtube, Shkëndija Channel. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME