Xhiroja e dhjetë | Vardari – Shkëndija

No image

Të dielën në Maxhari të Shkupit përballemi me Vardarin në kuadër të xhiros së 10-të në LPFMV.

NDESHJA

Vardari vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e dhjetë

Stadiumi në Maxhari të Shkupit

E dielë, 8 tetor, ora 14:00

I pari me të fundin do të duhej të ishte duel i lehtë për skuadrën që udhëheq renditjen tabelare. Mirëpo Shkëndija me kujdes maksimal shikon duelin e nesërm me Vardarin në Shkup, e vetëdijshme se ndaj kuqezinjëve tanë, posaçërisht tani kur na shikojnë nga prapa, secila skuadër jep më shumë se 100% për të na ndalur. Të mërkurën me fitoren 1:0 ndaj Strugës u barazuam me ndeshje me skuadrat tjera dhe ecuria prej 6 fitoreve, 2 barazimeve dhe 1 humbje na pozicion në vend të parë me 20 pikë të tubuara. 

Vardari është i fundit në tabelë me vetëm 5 pikë nga 8 ndeshje, me bilans prej 5 humbjeve, 2 barazime dhe 1 fitore. Në takimin e fundit barazuan 0:0 në transfertën me Bregallnicën në Shtip, ndërsa paraprakisht u mundën 2:0 nga Gostivari. 

Skuadra

Trajneri Nuhiu ka formacion të plotë nëse shohim titullarët nga ndeshjet e deritashme (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani), derisa shkaku i ftesës nga përfaqësuesja U19 e Maqedonisë së Veriut nuk do jenë me ekipin të rinjtë Lorik Jakupi dhe Enes Meliqi. 

Transmetimi

Përballja Vardari-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin në Maxhari të Shkupit dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në platformën sportive rajonale Sport Klub. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME