Velija: Na presin dy ndeshje ku mund të shkëputemi në renditje

No image

Realisht edhe kemi pushuar, por më pas kthimi në stërvitje na solli tempo të shtuar të punës. Kemi ndeshje si vendas me Brera-n dhe Voskën, nëse marrim pikë maksimale, gjasat janë reale ta risim diferencën në krye të renditjes”, thotë Bashkim Velija. 

Me seancën e sotme stërvitore kuqezinjtë mbyllën mini-përgatitjet duke përfituar nga pauza e kampionatit, derisa nga e marta puna do të pëtshtatet për duelin me Brera Strumicën në kuadër të xhiros së 11-të në LPFM. Shkëndija të dielën e shkuar fitoi 2:0 në fushë të Vardarit dhe futbollistët morën tre ditë pushim nga stafi teknik. Kthimi në punë ishte i furishëm dhe stafi teknik nga e enjtja, deri sot imponoi tempo me intensitet të shtuar, duke i kushtuar vëmendje edhe ngarkesë fizike paralel me segmentet tjera të ndërtimit të lojës. Të hënën programi sjell ditë të lirë, derisa nga e marta në “menu” do të jetë ndeshja me Brera-n. 

“Pushimi erdhi në moment të duhur. Realisht edhe kemi pushuar, por më pas kthimi në stërvitje na solli tempo të shtuar të punës. E dimë se duhej ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë pauzë, sepse na presin ndeshje me rëndësi. Kemi ndeshje si vendas me Brera-n dhe Voskën, nëse marrim pikë maksimale, gjasat janë reale ta risim diferencën në krye të renditjes”, shprehet mbrojtësi i djathtë Bashkim Velija. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME